Politika 15 Qershor 2025, 19:05 Nga VNA

Mandati i deputetit/ Aulon Kalaja kërcënon me Strasburgun

Ndaje në Whatsapp
Mandati i deputetit/ Aulon Kalaja kërcënon me Strasburgun

Me 8 mijë e 120 vota në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u rendit i dyti në listën e hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por rezulati i mirë vetjak nuk i dha mundësinë që të fitonte mandatin e deputetit. Pakënaqësitë për rezultatin i përktheu në ankesa në KAS e Kolegj Zgjedhor, ku kërkon rinumërim të votave, por në një intervistë thotë se luftën po e vijon edhe për legjitimitetin e kandidatëve. “Unë do të vijojë me ankimime të tjera, sepse këtë betejë nuk e kam nisur thjesht për mandat, por për parimin për të vendosur një gurë themeli që çdo kandidat nesër në zgjedhjet e ardhshme të ketë të drejtë për t’u ankimuar. Kodi Zgjedhor që thotë se kandidatët nuk legjitimohen për mendimin tim ka shkelur kushtetutën, unë do vazhdoj ankimin në Kolegj Zgjedhor dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në rast se nuk e zgjidh do shkoj dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Kalaja. Përpara tij në listë me 1047 vota diferencë është Arjan Ndoja, por Aulon Kalaja pohon se luftën nuk e ka me kandidatët e tjerë brenda listës së PD apo me kundërshtarin, por me sistemin ku sfida e tij është ndryshimi i ligjit që kandidatët të kenë mundësi të ankohen edhe nëse partitë e tyre nuk i mbështesin. Unë mendoj që ai e ka bërë atë ligj që kandidatët nuk legjitimohen është një ligj antikushtetues. Prandaj është domosdoshëmëri, është imperativ i kohës që ky ligj jo për Aulon Kalanë  por për kandidatët e tjerë se unë mund të mos kandidoj më, por të ketë mundësi që kur ta rrahin ta lenë të qajnë. Kaq e thjeshtë është”, shton ai. Vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për hapjen e një pjese të kutive në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja e quan një fitore të vogël, por shton se ka besim se deri në fund të procesit do të shkohet të hapja e të gjitha kutive. “Me gjetjet që do të bëhen në kutitë që kanë vendosur të rinumërojnë ato do të detyrohen të hapin edhe pjesën tjetër të kutive”, deklaron Kalaja. Trafikimi i votës është bërë në disa forma, pohon ai, ku nga leximi i parë i votës për subjektet te numërimi i votave për kandidatët fletët e votimit janë tjetërsuar për të favorizuar një prej emrave në listën e hapur. “Nga këqyrja e pamjeve filmike, unë kam disa vota që janë votuar vetëm për emrin tim, pa logo partie dhe në numërimin e dytë është shënuar PS ose një parti tjetër. Në rast se unë kam pasur 4 vota në një tavolinë, më janë marrë dy dhe më janë lënë dy. Pra më janë hequr dy vota dhe i janë dhënë një kandidati tjetër”, shpjegon ai. Në bazë të vendimit të KQZ, rinumërimi i votave do të nisë ditën e martë në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Në fillim pritet të rinumërohen votat në qarkun e Tiranës, e më pas do të vijohet me Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.

Burimi: A2CNN

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme