Politika 16 June 2025, 14:11 Nga VNA

Shpenzimet e KQZ për rinumërimin/ Nga 2 milionë euro në 215 mijë, por ende të pajustifikuara

Ndaje në Whatsapp
Shpenzimet e KQZ për rinumërimin/ Nga 2 milionë euro në 215

Më në fund, Ilirjan Celibashi tregoi plan-biznesin e shpenzimeve që KQZ ka planifikuar për rinumërimin. Në nisje të debatit rreth rinumërimit, Komisioneri u kujdes që të lançonte shifrën prej 2 milionë eurosh si “kursim” nga votimi i diasporës. Madje ai sqaroi edhe se “KQZ nuk do kërkonte fonde shtesë për rinumërimin.”

Por 2 milionë eurot, një shifër e tepruar edhe për oreksin e madh të Komisionerit, u zëvendësuan sot nga një tjetër shumë. Ilirjan Celibashi u kujdes posaçërisht që në media të rridhte një tabelë më e detajuar për shpenzimet. Sipas raportimit të gazetares Esiona Konomi për Report TV, shpenzimet parashikohen si vijon:

• 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve

• 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike

• 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

• Totali: Rreth 21 milionë lekë të rinj

Duhet pranuar se 215.000 euro nuk janë 2 milionë euro, por shfryrja e shifrës nuk e shfryn dot shpërdorimin. Zërat e shpenzimeve, këtë herë të detajuara, shtrojnë pyetjet mbi nevojën dhe justifikimin edhe të më shumë se 200.000 eurove të taksapaguesve.

Le t’i marrim me radhë.

Celibashi përdor një shumë të konsiderueshme (shih tabelën më lart) për shërbimin e regjistrimit dhe transmetimit të rezultateve. Por numërimi bëhet nga stafi i KQZ. Çfarë do transmetojë online Celibashi dhe kujt do ja transmetojë online? Ka blerë shërbimin e një operatori që ky të marrë shifrat nga stafi i KQZ tek “Fahrie Hoti” dhe t’i përcjellë ato tek stafi i KQZ tek zyra e Celibashit?

Ky quhet transmetim online nga “Farie Hoti” në KQZ. Edhe me transmetim satelitor direkt nga Hëna ndoshta çmimi mund të ishte më modest se 79.000 mijë euro.

Celibashi ka tenderuar rreth 85.000 euro “për infrastrukturë logjistike”. 85.000 euro për transportin e kutive? 85.000 euro është kosto për karburantin e kamionëve apo këtu përfshihen edhe pagesat për hamejtë që do mbajnë kutitë 3-4 kilogramëshe secila? Jo më shumë se 3 orë punë në total.

Celibashi ka tenderuar rreth 48.000 euro për zarfe dhe materiale ndihmëse.

Këto zarfet do jenë zarfe me shirit floriri? Kujt do t’i nisë kaq shumë zarfe Celibashi, kur të dhënat do t’i nisë online sepse me sa duket me celular nuk i lexojnë dot operatorët e Wall-it të KQZ.

Mes talljes dhe shpërdorimit të 2 milionë eurove dhe kësaj të fundit me 215.000 euro, ka vetëm një ndryshim: shifra e shpërdorimit. Ndërsa fakt mbetet se vetë shpërdorimi mbetet njësoj shpenzim i pajustifikuar. Kësaj radhe në masën rreth 70%. Me pak sforco, por krahasuar me 2 milionë euro, kjo mund të konsiderohet si një arritje për KQZ dhe drejtuesin e saj.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme