Politika 17 June 2025, 17:55 Nga VNA

Sara Mila parlajmëron opozitën: Mezi pres shtatorin të përballemi sy më sy...

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila parlajmëron opozitën: Mezi pres shtatorin të

Deputetja e re e qarkut të Elbasanit, Sara Mila, e cila theu çdo parashikim duke u bërë kandidatja për deputetet e PS më e votuar në Elbasan, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e opozitës se është mbështetur nga Suel Çela në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për  “Shqipëria live”,  Mila tha se me zi po pret shtatorin që të përballet me opozitën.

“Mezi po pres shtatorin, sepse është shumë e vështirë kjo hedhja e fjalëve nga larg që opozita bën për mua nga Parlamenti, kur unë nuk jam ende pjesë e Parlamentit, kështu që unë mezi pres shtatorin se do te jemi sy më sy dhe ballë për ballë për të gjitha ato që thonë dhe për të gjitha përgjigjet që pret elektorati im” – u shpreh Mila.

Në një kohë kur ia ariti të rrëmbente zemrat socialistëve në Elbasan pa qenë figurë e njohur për ta, pse mos ta besohet dhe premtimi për betejë. Dhe nëse beteja në parlament do jetë në përmasat e surprizës që bëri në zgjedhje, atëherë duhet thënë se opozita të bëhet gati që tani, sepse e pret një betejë e fortë në shtator.

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme