Politika 29 April 2026, 21:29 Nga VNA

Salianji sfidon Berishën: “Nesër depozitoj kandidimin për kryetar të PD”

Ndaje në Whatsapp
Salianji sfidon Berishën: “Nesër depozitoj kandidimin për

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar se nesër do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike, pavarësisht se afati për regjistrimin e kandidatëve është lënë më pak se 24 orë.

Në një reagim në Facebook, Salianji përdori një referencë nga Naim Frashëri për të theksuar orientimin perëndimor të demokracisë dhe të vetë Partisë Demokratike.

“‘Dielli lind andej nga perëndon’, na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar”, shkruan ai.

Salianji thekson se modeli i demokracisë perëndimore e frymëzon dhe se nuk do të ndalet në përpjekjen për të demokratizuar Partinë Demokratike dhe për të lënë pas të shkuarën.

Ai e cilëson situatën në parti si një “ironi të fortë”, duke thënë se në ditën kur, sipas tij, po shpallet uzurpimi dhe shkelja e rregullave demokratike në PD, ai ndodhet në vendin ku lindi Magna Carta, simbol i historisë së demokracisë.

“Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Salianji.

Më herët gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike njoftoi se afati për regjistrimin e kandidaturave për postin e kryetarit është data 30 prill, ora 12:00, duke u lënë kandidatëve më pak se 24 orë kohë për t’u regjistruar.

Aktualisht kandidati i vetëm në garë është Sali Berisha. Ky i fundit e ka konsideruar Salianjin si të vetëpërjashtuar nga PD, pasi ish-deputeti nisi një tur takimesh me demokratët në bazë duke kërkuar riorganizim të plotë të partisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme