Politika 18 June 2025, 17:38 Nga VNA

Brettel: Shqipëria duhet të vijojë reformat në drejtësi dhe sundimin e ligjit, pavarësia e SPAK të mbrohet

Ndaje në Whatsapp
Brettel: Shqipëria duhet të vijojë reformat në drejtësi

 

 

Përfaqësuesja e Komisionit Europian, Sigrid Brettel, në një takim në Strasburg, theksoi rëndësinë që Shqipëria të vijojë reformat në sundimin e ligjit për të përmbushur standardet e kërkuara në kuadër të integrimit europian.

Ajo bëri të ditur se në shtator dhe tetor pritet miratimi i disa paketave të rëndësishme ligjore, përfshirë ato kundër korrupsionit, për konfliktin e interesit, drejtësinë, median dhe për përzgjedhjen e anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP.

Brettel theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme dhe të konsolidohen arritjet e deritanishme, duke ruajtur veçanërisht pavarësinë e SPAK, institucion që ajo e cilësoi si më të besuarin në vend. Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën për forcimin e zinxhirit të sundimit të ligjit duke përfshirë BKH-në, policinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Në lidhje me zgjedhjet, ajo përmendi pozitivisht votën e diasporës dhe bashkëpunimin midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Megjithatë, Brettel shprehu shqetësim për përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet, duke iu referuar raportit të ODIHR dhe duke theksuar nevojën për zbatimin e rekomandimeve të tij. Ajo përfundoi se afatet për përmbushjen e detyrimeve janë ambicioze, por të arritshme me vullnet dhe angazhim nga të gjitha palët.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme