Politika 18 June 2025, 17:17 Nga VNA

PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë. Rinumërimi ndryshon votat e partive të mëdha

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë. Rinumërimi

 

Procesi i rinumërimit vijon dhe PD shpresoj të fitojë mandatin e 14-zë në Tiranë. Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi procesin e rinumërimit në Tiranë dhe theksoi se beteja është për mandatin e 14-të të PD-së në këtë qark.

Duke qenë se mandati i Tiranës diskutohet shumë ngushtë me vota, mandati i 14 për PD-në, ne kemi kërkuar që të hapen të gjitha votat e pavlefshme, të gjithë kutitë e votimit për të parë deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Deri tani nga të dhënat që janë pasqyruar edhe në KQZ zyrtarisht, interesi parësor mbetet tek votat e subjektit. Rezulton që në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota, pra më shumë se 1 votë për 1 qendër të votimit dhe po të llogarisim 1282 qendra, minimalisht sikur me këtë qasje të jenë, i janë shtuar 1280 vota PS-së dhe PD-së i janë hequr 4 vota", shprehu ndër të tjera Këlliçi për Ora News.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës.

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota.

Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli me 6434, pra 38 vota më pak.

PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.

Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim, ka fituar 1 votë nga procesi i rinumërimit, nga 19 që kishte, tani ka 20 vota.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme