Politika 18 June 2025, 17:31 Nga VNA

Bardhi ndryshon qëndrim, sulmon SPAK me gjuhën e Berishës: Merr urdhra nga Edi Rama

Ndaje në Whatsapp
Bardhi ndryshon qëndrim, sulmon SPAK me gjuhën e Berishës: Merr

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka sulmuar hapur SPAK-un në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Duke iu referuar Task Forcës kundër krimet zgjedhore që u krijua disa muaj para zgjedhjeve, Bardhi me gjuhën e Berishës sulmoi Prokurorinë e Posaçme duke thënë se puna e saj u ndalua në mënyrë të papritur pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë çdo veprim në terren, të mos survejojë partitë politike, të mos ndjekë administratën dhe të mos ushtrojë trysni mbi të. Që nga ai moment, nuk u pa më asnjë veprim i prokurorëve në terren dhe nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore”, theksoi Bardhi.

Kjo është hera e parë që Bardhi është në sinkronë me kryetarin e tij duke anatemuar SPAK-un. Kujtojmë se deri para zgjedhjeve, ndryshe nga Berisha, shprehej se Prokuroria e Posaçme kishte të metat e saj por e mbështeste në punën që bënte.

Ndoshta humbja e thellë që pësoi në qarkun e Fierit, e detyron Bardhin të gjej fajtor edhe SPAK-un. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që, në një kohë kur nuk do ketë më influencën në grupin e ri parlamentar apo në PD, Bardhi “detyrohet” të rreshtohet në llogoren e Berishës në “luftën” me SPAK.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme