Politika 19 June 2025, 14:18 Nga VNA

Kandidatët demokratë kishin vjedhur votat e njëri-tjetrit/ Berisha: Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve, nuk është primare për PD

Ndaje në Whatsapp
Kandidatët demokratë kishin vjedhur votat e njëri-tjetrit/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas katër ditësh mungesë, është rikthyer në konferencat e zakonshme për mediat për të denoncuar sipas tij farsën zgjedhore.

Berisha nuk la pa komentuar edhe procesin e rinumërimit të votave, i cili ka rezultuar që tjetërsim të votës ka pasur mes kandidatëve të PD, ku votat ia kanë marrë njëri-tjetrit. Për ta justifikuar këtë, kreu i Pd në konferencën e sotme tha se rinumërimi është një kërkesë e kandidatëve dhe jo kërkesë primare e PD.

“Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve dhe ata janë mbështetur nga PD. Nuk është kërkesë primare e Partisë Demokratike. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve. PD kërkon që të plotësohen kërkesat e kandidatëve tanë, që kanë pretendimet e tyre dhe ne mbështesim patjetër transparencën. Për PD, vota ka vdekur pa hyrë në kuti”, u shpreh ai.

Në fakt, rinumërimi i votave të kandidatëve nuk ka qenë një dëshirë e kreut të PD. Kjo u vu re para disa javësh kur partia nuk i sqaroi kandidatët për mënyrën që duhej të ndiqnin që të depozitonin kërkesat, por i la me vullnetin e tyre deri kur KAS me vendim edhe të përfaqësuesve të djathtë, i rrëzoi kërkesat si të depozituara jo sipas ligjit.

Dhe jo më kot Berisha nuk e donte rinumërimin, pasi e dinte shumë mirë që do t’i kthehej në një bumerang PD–së, siç po rezulton, ku vjedhja e votave ka ndodhur mes kandidatëve të të njëjtës listë. Fakt për të cilin sot u detyrua që ta justifikonte duke thënë se kërkesat s'janë të PD por të kandidatëve. Kur në fakt, nuk ka rëndësi kush e bën kërkesën, por rëndësi ka që një parti e cila akuzon kundërshtarin për vjedhje të votës, rezulton që ka pasur në listë kandidatë që kanë vjedhur votat e kolegëve.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme