Politika 19 June 2025, 13:47 Nga VNA

"Arkend Balla ministër i Brendshëm", Berisha: Deputeti pjesë e kartelit Troplini

Ndaje në Whatsapp
"Arkend Balla ministër i Brendshëm", Berisha: Deputeti

Pas disa ditësh mungesë në media dhe në jetën politike, ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Nga selia blu, Berisha bëri një denoncim të fortë duke deklaruar se deputeti Arkend Balla, sipas tij, më i votuari në Qarkun e Durrësit, me vota më shumë edhe se Rama është i lidhur me kartelin e Troplinit, në Portin e Durrësit. Ndaj dhe sipas Berishës, këto janë prova se si zgjedhjet e 11 Majit janë një farsë elektorale.

“Është bërë i njohur, përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Evropë pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të Portit të Durrësit”- tha Berisha.

Për kreun e PD, përfaqësuesi i këtij karteli dhe i Edi Ramës, Arkend Balla i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Rama në qarkun e Durrësit është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel”.

Berisha akuzon Ramën për amnistimin e strukturave dhe lidhjen e tyre me krimin e organizuar, duke theksuar se Arkend Balla ishte i punësuar në këto kompani, dhe një nga investitorët kryesorë të kartelit është edhe deputeti më i votuar.

Sipas kreut të selisë blu, disa kompani kyçe të kartelit, përfshirë TV kabllor Vlora Cable janë transferuar në pronësi të vëllait të një prej të arrestuarve Vexhi Danaj, dhe vazhdojnë aktivitetin pa ndërprerje.

Ai gjithashtu përmendi edhe kompaninë 2BU, e cila ka marrë leje ndërtimi për një strukturë polifunksionale në Radhimë dhe Gerard Chrome, me leje për nxjerrje minerali kromi në Klos, të cilat nuk janë vendosur në sekuestruar.

Më tej në deklaratë kreu i selisë blu tha se ekzistojnë  dokumente të tij, Arkend Balla i cili pas largimit të një deputeti të PS u fut në Parlament ka deklaruar veten të punësuar vetëm në Universitetin e Durrësit. Por po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij shihet nga 1 qershori 2021 deri 5.8. 2023 famozi ka qenë i punësuar në kompanië Nisatel. Kjo është një ndër ortaket themelues ka Sidrit Danaj që sot zotëron 100% të aksioneve. Kjo kompani ofron shërbime interneti, telefoni. Për periudhën 2015-2025 kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa. Nisatel është një kompani që adresën primare e ka në Vlorë.

"Pas hulumtimeve është gjetur sesi Arkend Balla  u përzgjodh nga kjo kompani për tu punësuar pranë saj".

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme