Politika 20 June 2025, 13:38 Nga VNA

Shtyhet për 26 qershor seanca ndaj Metës, avokati Cakrani: S’ka asnjë pronë asgjëkund, po persekutohet

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet për 26 qershor seanca ndaj Metës, avokati Cakrani: S’ka

 

Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 26 qershor shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati Kujtim Cakrani tha se Meta po mbahet në burg pa prova, gjë që, sipas tij, është shqetësuese dhe përbën një inkuizicion. Ai deklaroi se një nga akuzat që lidhet me kontratat lobuese në SHBA ka rënë.

Sipas Cakranit, ish-presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë pasuri dhe, për këtë arsye, nuk mund të ofrojë garanci pasurore për qëllim lirimi, por shtoi se është i gatshëm të vërë në dispozicion të gjykatës një prej pasurive të tij.

Mbrojtësi ligjor foli edhe për gjendjen e Ilir Metës në qeli. Sipas tij, ish-presidenti është në gjendje shumë të mirë, i është rikthyer palestrës pas përfundimit të "dënimit me urdhër të Ajatollahut", ku, siç duket, nënkupton kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, SPAK në seancë paraqiti 31 faqe pretendime, duke përmendur edhe një episod të ri korrupsioni të Ilir Metës me një kartë bankare. Por avokati tha se nuk ka asnjë akuzë të tillë dhe ia faturoi këtë çështje ish-bashkëshortes së z. Meta, Monika Kryemadhi.

 

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme