Politika 19 Qershor 2025, 18:08 Nga VNA

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit

Ndaje në Whatsapp
Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e

Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë i shohin shqetësimet e Komisionit Evropian për ecurinë e negociatave në grup-kapitujt themelorë si një kërkesë për angazhim serioz dhe real në luftën antikorrupsion dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Përmes dy dokumenteve jozyrtare dërguar qeverisë shqiptare, Komisioni Evropian skanon një gjendje shqetësuese mbi sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve, luftën antikorrupsion dhe situatën e medias në Shqipëri në kohën kur janë hapur grup-kapitujt themelorë në negociatat për anëtarësim.

Edhe pse janë ende dokumente pune jozyrtare, raportet shprehin shqetësim për një sulm të mundshëm të mazhorancës mbi institucionet e reja të drejtësisë, për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo për shkeljen e parimeve të BE-së në negociimin e drejtpërdrejtë të tenderave publikë.

Shqetësimet e Brukselit lexohen nga përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të integrimit si një tërheqje vëmendjeje ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit për një angazhim real ndaj procesit të integrimit.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropianë në parlament, Jorida Tabaku, i tha BIRN-it se të dy dokumentet që i janë dërguar qeverisë shqiptare për ‘Themeloret” tregojnë  se sa pas është Shqipëria për të arritur kriteret dhe objektivat për grupkapitullin e parë.

Ky draft-raport ngre shqetësime për 3 elementë kryesorë, ku Tabaku veçon atë që lidhet me rolin e Kuvendit dhe detyrat e tij.

“Kuvendi është institucioni që  ka më shumë detyra për të kryer, por nga ana tjetër është institucioni që i ka shkelur të gjitha standardet që duhet të ketë një parlament normal, që nga procesi legjislativ, konsultimi i nismave të deputetëve që janë kthyer në një problem për procesin, duke anashkaluar procedurën ligjore normale, tek zgjedhja e krerëve të isntitucioneve të pavarua, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe duke kulmuar me komisionin e posaçëm ‘Xhafaj’, thotë Tabaku.

Sipas Tabakut, ky komision suprimon punën e komisionit për çështjet evropiane, mbivendoset mbi punën e komisioneve të tjera parlamentare dhe merr përgjegjësi që nuk i takojnë.

Draft raporti i KE-së vlerësohet si një dokument realist që evidencon qartë problematikat serioze të lidhura me kapitujt themelorë edhe nga Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike.

“Në vlerësimin tim, e përbashkëta e kësaj analize pune është vënia e theksit në nevojën për konsolidimin e arritjeve të shënuara duke u parë këtë të lidhur ngushtë si me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, pasi fjala ‘korrupsion’ përsëritet 31 herë e ndjekur nga fjala ‘Parlament’ me 20 herë,” tha Preçi, duke përmendur gjithashtu probleme të tjera të lidhura me shtetin e së drejtës, menaxhimin e emigracionit apo lirinë e medias.

Pavarësisht se dokumenti vlerëson arritjet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK , sipas Preçit, “për BE-në ka rëndësi parandalimi i korrupsionit, që nga ana e tij lidhet ngushtësisht me vullnetin politik të qeverisë dhe veprimtarinë e agjencive të tjera shtetërore, shumica në vartësi të saj”.

Preçi mendon se qeveria përdor një fasadë ndaj procesit të integrimit me strategjitë dhe nismat ligjore të miratura, pa pasur ndërkohë mjetet financiare, kapacitetet njerëzore dhe ndonjëherë as vullnetin politik për t’i zbatuar ato.

“Nga një këndvështrim i ngjashëm, dokumenti ndalet në strategjinë anti-korrupsion të qeverisë, duke vënë theksin në nevojën për një zbatim efektiv me fokus në rezultate, në mekanizmat e fortë të monitorimit dhe në koordinimi institucional për suksesin e kësaj reforme,” shton ai.

Preçi beson se raporti zyrtar i Komisionit Evropian që pritet të vijë dhe zyrtarisht në fillim të korrikut do të shërbejë për programin politiko-qeverisës të maxhorancës pas marrjes së mandatit të ri. Natyrisht, shton ai, “nëse do të ketë vullnet politik të mjaftueshëm për të ndërmarrë hapa qeverisës në dobi të një Shqipërie të jetueshme”.

Për deputeten Jorida Tabaku është me rëndësi që qeveria të tregohet serioze në angazhimet që lidhen me anti-korrupsionin, duke u ndalur tek analiza që dokumentet e hartuara në Bruksel i bëjnë ligjeve që lidhen me prokurimet publike.

“Aty ku ka korrupsion më të lartë dhe ndonjëherë korrupsioni bëhet dhe me ligje në procedurat që ndiqen e që lejojnë shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, si në rastin e Aeropotit të Vlorës, Porti i Durrësit,” thotë ajo.

Tabaku quan gjithashtu me rëndësi në ecurinë e procesit të negociatave plotësimin e kritereve në në grupin e kapitujve që lidhen me gjyqësorin dhe problemet që ka reforma në drejtësi.

“Ka ardhur koha të bëjmë një analizë pas 8 vitesh, a i arriti qëllimet fillestare, a ka më pak influencë politike në sistem, a u shkurtua numri i dosjeve”- thotë ajo, duke sugjeruar se raporti ngre alarmin për këto kapituj që lidhen me drejtësinë.

Në këtë kontekst, Tabaku thekson se media dhe zgjedhjet janë çështje të cilat sipas raporteve që vijnë nga institucionet e BE-së tregojnë se kanë mungesë të qënësishme rezultatesh dhe janë fusha ku vendi ka bërë hapa pas.

Për Tabakun, plotësimi i objektivave që lidhen me kapitujt themelorë është vendimtar për ecurinë në procesin e negociatave.

Në fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare u mbajt tryeza e dytë ndërqeveritare me BE-në ku u hapën 5 kapitujt themelorë për të cilët kërkohet çelja e negociatave.

Angazhimet e qeverisë shqiptare lidhen me; 1) Funksioni i Institucioneve Demokratike; 2) Reforma në Administratën Publike, 3) Kapitulli 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; 4) Kapitulli 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe 5) Kapitulli 5, Prokurimet Publike./BIRN/

 

Video

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Këto janë pamjet nga vendngjarja në Lezhë, pas shpërthimit me lëndë plasëse në automjetin e një efektivi policie. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit me inicialet G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme