Politika 22 June 2025, 10:24 Nga VNA

Mesazhi i Trump pas sulmeve ndaj Iranit, shpërndahet nga Ambasada Amerikane në Tiranë: “Çdo hakmarrje do të përballet me forcë më të madhe”

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i Trump pas sulmeve ndaj Iranit, shpërndahet nga Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, pas sulmeve të forcës ajrore amerikane në drejtim të 3 objektivave bërthamore të Iranit.

“Çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte. Faleminderit!” - Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar 3 baza bërthamore në Iran: Fordow, Isfahan dhe Natanz.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme