Politika 21 June 2025, 20:40 Nga VNA

Pjerin Ndreu do t'i heq emrin Shëngjinit, arkeologu publikon hartën e 1690-s: Toponim i periudhës romake

Ndaje në Whatsapp
Pjerin Ndreu do t'i heq emrin Shëngjinit, arkeologu publikon

Shëngjinit do t'i ndryshohet emri. Shumë shpejt kjo qytezë do quhet "Willson". Në nder të presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson. Vendimi për shumë kënd është suprizë dhe vjen si një rrufe në qiell të hapur. Lajmi në fakt është bërë publik nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në Facebook, Ndreu shkruante se "Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emerin "Willson", ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Willson! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?" Mbetet e paqartë arsyet e këtij ndryshimi dhe përshumë kënd është e pavend. Pas këtij lajmi të shumtë kanë reaguar. Helidon Sokoli, arkeolog dhe specialist i fushës ka risjellë për publikun një hartën e gjirit të Drinit, Coronelli, Atlante Veneto, 1690. Sipas arkeologut, në fakt Shëngjini është një toponim i periudhës romake, dhe si i tillë ai daton prej shekujsh si i tillë. Shkrimi i plotë Lindja dhe jetëgjatësia e një toponimie kalon në një proces të gjatë të shtrirë në kohë. Merr shkas nga relievi apo pozita gjeografike. Mund të shënjohet nga historia për nga aktiviteti njerëzor apo ngjarje të caktuara. Hyn në memorie kolektive  për zakone a të dhëna të tjera etnografike. Toponimia i mbijeton shekujve duke marr trajta gjyhësore, përshtatje, shtrembërime dialektore për të ardhur deri në ditët tona. Porti i Shën Gjinit përmendet që në periudhën romake " tutissimus portus Nymphaeum". Në veprën "Commentarii de Bello Civili", Cezari përmend një port të quajtur Nymphaeum, të pozicionuar rreth tri milje nga qyteti i Lezhës: "Portum Nymphacum ab Lissum tribus millibus passuum distantem cepit..." (C. Iulii Caesaris Commentarii de Bello Civili, lib. III, c. 29) Ky përshkrim përputhet me pozicionin e portit të Shëngjinit, dhe shumë studiues e identifikojnë këtë emër të lashtë me Meduan mesjetare. Vendndodhja e tij strategjike pranë deltës së Drinit i jepte rëndësi ushtarake dhe logjistike. Emri "Medea" haset për herë të parë në një dokument venecian të vitit 1313,  në një dokument të Republikës së Raguzës, dhe më pas në hartën e vitit 1426 të hartografit Pietro Vesconte. Në dokumentet veneciane, emri "Medea" ose "Medua" lidhet me një vend të izoluar, të papopulluar, që përdorej më tepër nga detarët për strehim në kushte të motit të keq sesa për tregti. Sipas Vincenzo Coronelli, një hartograf dhe enciklopedist venecian i shek. XVII, Medua përshkruhej si "Porto capace di grandi navigli" ( i aftë për të pritur anije të mëdha). Por kronikani  Marin Bolizza (shek. XVII), që përshkroi rrjetin e rrugëve osmane në Ballkan, vëren "Il porto ha tre o quattro piedi d’acqua: basso, ma sufficiente per barche piccole..." Kjo nënkupton se thellësia ishte rreth 1–1.2 metra, e krahasueshme me grykëderdhjen e Drinit. Kjo e kufizonte Meduen vetëm për përdorim nga anije të vogla, shpesh të përdorur nga piratë apo tregtarë lokalë, ndërsa vetë zona ishte e pabanuar dhe e izoluar, e lidhur me Lezhën vetëm nëpërmjet një shtegu të vështirë përmes kodrës së Rencit. Emri Shëngjin është një trajtë dialektore e shtrembëruar lokale e Shën Gjon/Sh'Njon (Shën Gjon Pagëzori) që gjiri i vogël duhet ta ketë marrë në periudhën veneciane kur fillon dhe përmendet dhe kisha bashkë me portin  me të njëjtin emër, San Giovanni di Medua. Nga Helidon Sokoli

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme