Politika 23 June 2025, 15:56 Nga VNA

Asllan Dogjani shoqërohet nga Policia jashtë sallës së rinumërimit pasi sfidoi ndalimin e KAS/ rinumërimi nuk i jep mandat

Ndaje në Whatsapp
Asllan Dogjani shoqërohet nga Policia jashtë sallës së

Tensione në rritje këtë të hënë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave. Kandidati i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është shoqëruar nga forcat e policisë jashtë ambienteve të rinumërimit, pasi sfidoi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke hyrë sërish në sallë, pavarësisht ndalimit zyrtar për të marrë pjesë në proces.

Dogjani ishte përjashtuar nga KAS pas një përplasjeje të fortë verbale me anëtarët e këtij komisioni, ku u regjistruan debate të ashpra dhe akuza për manipulim votash. Pas largimit fillestar nga salla dhe firmosjes së shkresës që i ndalonte hyrjen, ai u rikthye brenda pak minutash në ambientet e rinumërimit, duke thyer vendimin dhe duke tensionuar më tej situatën. Menjëherë pas kësaj, forcat e rendit ndërhynë dhe e shoqëruan jashtë sallës për të garantuar zbatimin e vendimit dhe mbarëvajtjen e procesit.

Dogjani pretendon për vjedhje votash dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet SPAK-ut me prova konkrete. Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, ai ka arritur të sigurojë 7,290 vota, një rezultat që nuk e bën pretendent për sigurimin e mandatit.

Përplasjet e fundit, edhe pse të zhurmshme, nuk pritet të kenë ndikim në përbërjen përfundimtare të përfaqësimit politik në qarkun ku ai kandidoi. 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme