Politika 23 June 2025, 14:03 Nga VNA

KAS merr vendim, Dogjanit i ndalohet hyrja në ambientet e rinumërimit të votave

Ndaje në Whatsapp
KAS merr vendim, Dogjanit i ndalohet hyrja në ambientet e rinumërimit

 

Pas incidentit të sotëm kur Asllan Dogjani hyri në sallën ku po rinumëroheshin votat e Tiranës duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e KAS, kjo e fundit u mblodhën me urgjencë dhe morën vendim për ndalimin e kandidatit Asllan Dogjani në ambjentet e "Fahrie Hoti".

KAS i ka përcjellë Policisë se Shtetit, vendimin e marrë. Deri në përfundim të procesit të numërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambjentet e shkollës "Fahrie Hoti".

Po sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Asllan Dogjani, i akuzuar nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë kërkesa e vetë deputetit, i cili ka deklaruar se është aktualisht i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet vendore të 11 majit.

Avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje për arsye të angazhimit institucional të klientit të tyre si përfaqësues në procesin zgjedhor. Pas vendimit të KAS, Asllan Dogjani është i lirë të paraqitet në Gjykatë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme