Politika 23 June 2025, 17:39 Nga VNA

Rinumërimi pa rezultate për PD-në, por me shpërthime inatesh/ Kalaja kundër Tabakut në grupin e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp

Rinumërimi që nuk prodhoi asnjë votë më shumë për PD-në por veç rriti pakënaqësitë dhe sherret mes kandidatëve.

Ndërsa duket se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim për sa i përket jo vetëm numrit të mandateve por edhe renditjes së kandidatëve të listës së hapur, në PD kanë nisur të rishfaqen inatet e vjetra mes konkurrentëve.

Adriana Kalaja duket se nuk i del inati me kandidatët që kanë marrë më shumë vota dhe këtë e shfaq hapur edhe në grupet e chat-it, ku koordinatorët dhe kandidatët komunikojnë për procesin e rinumërimit. Pakënaqësinë më të madhe zonja Kalaja duket se e rezervon ndaj Jorida Tabakut, për të cilën nuk i kursen epitetet, edhe pse Sali Berisha publikisht e bëri të qartë se Tabaku ka mbështetjen e tij në PD.

Gjatë procesit të rinumërimit të kutive të Tiranës, deri më tani rezulton se Jorida Tabaku ka në procesverbale 70 vota më shumë se fletët në kutinë e votimit.

Në vijim është një pjesë nga komunikimi në grupin e chat-it të kandidatëve të PD të listës Tiranë:

• Besim Kuka

Po bëjnë rifalsifikim ose po bëjnë gabime në numërim. Jorida po bën një mesazh ku thotë: “Në QV nr. 1670 në njësinë Zall-Bastar, në procesverbal ishin 18 vota për kandidatin Besim Kuka dhe këta të rinumërimit ia hoqën dhe ia vendosën kandidatit Akil Kraja. Unë kam respekt për Akilin, por votat e mia s’kanë pse t’i kalojnë atij! Nuk është se na hyjnë në punë, por kjo është padrejtësi. Nuk dimë çfarë është bërë në QV-të tjera!”

• Adriana Kalaja

Kush është Jorida?

• Besim Kuka

Adriana, të përshëndes! Jorida më dërgoi SMS dhe thoshte që kishte vënë re një gabim në një QV për mua. Kaq ishte.

• Adriana Kalaja

E kuptova atë unë, por nuk e kuptova për kë person bëhej fjalë.

A ishte për të njëjtin person që para fushatës na quante vrasës e gjatë fushatës llum?

Këtë desha të sqaroja.

Pastaj ne kemi fjalën e bukur shqipe SUDE ?

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme