Politika 23 June 2025, 21:43 Nga VNA

Rishfaqet Bardhi pas humbjes së thellë në Fier: Nuk është hera e parë që PD mer 4 mandate në këtë qark

Ndaje në Whatsapp
Rishfaqet Bardhi pas humbjes së thellë në Fier: Nuk

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi, është rishfaqur pas shumë kohësh në media që pas humbjes se thellë që pësoi në këtë qark. Në emisionin “Log” në Neës24, Bardhi justifikoi humbjen duke thënë se pavarësisht se ishte një masakër zgjedhore, kjo nuk është hera e parë që PD merr vetëm katër mandate në Fier.

Sipas tij, faj kanë dhe qytetarët që pranuan frikën.

“PD ka marrë katër mandate, pra në të gjithë historikun e këtij sistemi, ka lëvizur mes katër deri në gjashtë mandate. Tre herë ka marrë katër mandate, dy herë ka marrë 6 mandate në 2009-ën dhe në 2021-in. Pra nuk është keqardhja ime rezultati. Sigurisht do të kisha dashur të kishim një rezultat tjetër jo thjesht në qarkun e Fierit, por në nivel kombëtar. Keqardhjen më të madhe kam pasur për qytetarët që jo thjesht kishin frikë, por kishin filluar ta pranonin frikën”, tha Bardhi.

Deputeti i PD gjithashtu më tej hodhi akuza edhe për prokurorët e SPAK që ishin caktuar në Fier për hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas tij, dy prokurorët nuk kishin nivelin e duhur profesional.

“Asnjë denoncim i joni jo vetëm nuk është marrë në konsideratë nga Prokuroria e Posaçme, por po ju them kemi marrë përgjigje qesharake që nuk përputhen me nivelin, të paktën sa unë i njoh të dy prokurorët që ishin deleguar në Fier, nuk përputhen me nivelin e tyre profesional. Pra nuk kanë atë nivel profesional, diçka e madhe i ka detyruar të shkruajnë gjëra të tilla qesharake”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik i PD vijoi më tej me gjuhën e kryetarit të tij, Sali Berisha, duke hedhur akuza të tjera për përfshirjen e shtetit në zgjedhjet e 11 majit, por që nuk gjeti asnjë gabim tek forca politike që përfaqëson për humbjen dërrmuese që morën.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme