Kandidati i PD, Ilir Alimehmeti, e ka quajtur të drejtë reagimin e deputetit socialist Erion Braçe se po i hiqen vota qëllimisht, edhe përse vullneti i votuesve sipas tij është shprehur qartazi.
“Votuesi është shprehur te mbiemri dhe nuk ka asnjë çudi që 1 në 200 veta ka votuar te mbiemri. Pastaj e numëron KQZ apo jo, i takon asaj. Por e numëron njëherë dhe pastaj jo, edhe këtë duhet ta shpjegojë. KAS ka vendosur që të gjitha këto të mos i numërojnë. Braçe këtu ka të drejtë. Këto nuk janë të shtuara. Ata nuk e quajnë të vlefshme, por kjo është shprehje vullneti. Nuk mund t’i ngatërrosh këto me vota të vjedhura”, tha ai.
Qëndrimi i Alimehmetit tingullon paksa i çuditshëm duke qenë se në javët pas zgjedhjeve ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për standartin e zgjedhjeve dhe respektim të ligjit dhe institucioneve. Edhe në këtë rast, rregulli është që qytetarët të votojnë brenda kutizave përball subjektit politik apo emrit të kandidatit. Çdo shenjë tjetër jashtë këtyre e bën fletën e pavlefshme.
Në fletët e publikuara nga Braçe shihet qartë se votuesit kanë vendosur shenjën jashtë kutisë, çka mund të interpretohet edhe si një formë shit-blerjeje të votës, ku votuesi dëshmon kandidatit se ka votuar për të.
Prandaj, do të ishte më mirë që Alimehmeti t'i qëndrojë standarteve që ka kërkuar deri tani, për të respektuar vendimet e institucioneve dhe ligjin zgjedhor. Rinumërimi tregon se edhe me këto vota ai nuk arrin të sigurojë mandatin, prandaj e vetmja gjë që i mbetet është të ruajë reputacionin si një politikan me integritet, larg deklaratave të ngjashme me ato të Braçes.
Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit.
Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League.
Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën.
Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1.
Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të
Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë.
Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të.
Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1.
Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League.
Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë.
Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla.
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.