Politika 24 June 2025, 16:42 Nga VNA

“Dezertimi” i radhës në PD/ Rrugëtimi politik i Genc Deromemajt nga Basha te Berisha dhe tashmë te Rama

Ndaje në Whatsapp
“Dezertimi” i radhës në PD/ Rrugëtimi politik i Genc

Genc Deromemaj, ish-kryetar i degës së PD në Vlorë, është emri më i fundit që largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar administratës së Edi Ramës. Ai është emëruar sot në krye të Kadastrës së Vlorës, një zhvillim që ka ngjallur reagime për shkak të rrugëtimit të tij politik të lëkundur ndër vite.

Ky ndryshim kursi vjen si surprizë, sidomos për faktin që Deromemaj ka qenë jo vetëm një figurë drejtuese në strukturat e PD-së, por edhe një kritik i hershëm i qeverisë Rama, veçanërisht për mënyrën si janë trajtuar investimet në qytetin bregdetar.

Deromemaj u bë emër i njohur në PD në zgjedhjet vendore të vitit 2015, kur u përzgjodh nga Lulzim Basha si kandidat për kryetar bashkie në Vlorë. Edhe pse humbi thellë, karriera e tij në PD mori hov, dhe në vitin 2018 ai u zgjodh në krye të degës në këtë qytet.

Për tre vite, ai ishte një bashkëpunëtor i afërt i Bashës, deri në vitin 2021 kur u rreshtua krah Sali Berishës, duke qenë një nga figurat kyçe në Komisionin e Rithemelimit të PD-së. Gjatë betejës për të rikthyer PD-në në duart e Berishës, Deromemaj ka qenë tepër aktiv në intervista televizive dhe ishte një nga zërat publik të “Foltores”.

Megjithatë, duket se as ky kthim te Berisha nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij. Kalimi në Partinë Socialiste, i shoqëruar me një emërim jo të vogël në administratë, tregon një tjetër kthesë të fortë në rrugëtimin politik të Deromemajt.

‘Kapërcimi’ nga Basha, te Berisha dhe më pas te Rama, mesa duket e ka parashikuar që do të shkaktojë interes publik dhe për të shmangur valën e reagimeve, Deromemaj ka fshirë edhe rrjetet e tij sociale.

Por veprimi i tij nuk ka vend për gjykim kur shikon se si PD jo vetëm po shkon nga humbja në humbje, por nuk ofron asnjë shpresë se do kthehet në alternativë. Dhe në këtë rast vlen ironia se “vitet ikin tutje, ikin një nga një, por partia nuk bën gjë”.

Deromemaj nuk është i vetmi nga PD e Vlorës që ka ndërruar kah politik. Para zgjedhjeve të 11 majit, një pjesë e forumit rinor në Vlorë si dhe pedagogia më stoike e çadrës të vitit 2017 në Bulevard, Zamira Sina, gjithashtu iu bashkuan Partisë Socialiste.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme