Politika 24 June 2025, 14:22 Nga VNA

Erion Braçe shpërthen kundër KAS, por shenjat e fletëve të votimit në favor të tij janë qartas manipulime

Ndaje në Whatsapp

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se në njësinë nr. 5 në Tiranë, gjatë procesit të rinumërimit, janë shpallur të pavlefshme vota të cilat më herët ishin vlerësuar si të vlefshme nga KZAZ.

Braçe ka ndarë fotot e disa votave të tij që KAS i ka shpallur të pavlefshme.

“Tirana/5, sa turpi i rinumërimit! Këto janë vota të PS dhe të miat – shihini; po i shpallin të pavlefshme!

Të gjitha të vlerësuara gjatë numërimit nga KZAZ, në bazë të një manuali të KQZ, që tani nuk është më gjëkundi! Nuk ia kam borxh kurrkujt këtë lloj pisllëku, shoqëruar me shënimin “votë më shumë” dhe nënkuptimin “të vjedhura”!

Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme! As ia kam marrë kujt, e as ia kam vjedhur kujt! Është votë ku është shprehur qartë vullneti i votuesit!

Nuk di se si e kanë planin, kujt KAS po kërkon t’ia heqë këto vota, pra kujt do t’ia marrë mandatin, por i bën muuuu që ky është turp”, shkruan Braçe.

Nëse shikon fletët e votimit që vetë Braçe ia publikuar ato duken si fletë votimi të plotësuara qëllimisht ashtu që Kandidati të dallojë se cili është votuesi.

Dhe janë të gjitha pothuaj njesoj.

Nëse vëzhgon me kujdes, nuk kuptohet se cili është motivi që votuesi zgjedh që kryqin t'a vendosë pas emrit të kandidatit, kur mund t'a kishte vendosur lehtësisht brenda kutisë përkatëse.

Ato fletë votimi mund të arsyetoheshin edhe nga opozita si raste të pastra të shit-blerjes së votës.

Në rast se nuk fotografon dot votën atëherë merresh vesh më parë me kandidatin që shenjën ta bësh të dukshme. Është njësoj sikur të firmosën në fletën e votimit.

Droja e Erjon Braçes se dikush po kërkon ti heqë mandatin, kur dihet se ai është nga më të votuarit në Qark, mund të justifikohet vetëm me dijeninë që mund të ketë vetëm Erjon Braçja lidhur me sasinë e kësaj tipologjie fletësh.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme