Politika 24 June 2025, 18:23 Nga VNA

Do largohen nga parlamenti në shtator, por 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Ndaje në Whatsapp
Do largohen nga parlamenti në shtator, por 82 deputetë do marrin

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste

34 deputetë të opozitës

3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit./Euronews/

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme