Politika 25 June 2025, 19:59 Nga VNA

Fillon përplasja brenda PD, Luan Baçi: Përgjegjësit e humbjes dramatike të PD janë drejtuesit politik të qarqeve

Ndaje në Whatsapp
Fillon përplasja brenda PD, Luan Baçi: Përgjegjësit e

Përplasja në PD pas humbjes së zgjedhjeve mesa duket ka filluar dhe këtë e dëshmon deklarata e deputetit Luan Baçi, i cili në një intervistë në MCN është shprehur se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi duke filluar që nga Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashin e të tjerët me radhë.

Baçi bëhet emri parë në PD, që kërkon përgjegjësi brenda partisë për humbjen e rëndë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

“Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar, dhe për të ndarë zonat.

Duke qenë njerëzit me kompetencat e tyre që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme, siç do kishe privilegjet, duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë, as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera, por ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta” është shprehur ai.

Por Baçi humbjen e sheh vetëm tek drejtuesit politik dhe jo tek Berisha, pasi sipas tij kreu i PD nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Madje ai thotë se po të mos ishte Berisha, PD nuk do kishte as 10 mandate.

“Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion.

PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime. Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej”, tha ai.

 

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme