Politika 25 June 2025, 16:32 Nga VNA

“Nuk ka prova për presion ndaj administratës” – Blendi Gonxhja u përgjigjet zërave kritikë/ “Kush ka prova, t’i çojë para drejtësisë!”

Ndaje në Whatsapp
“Nuk ka prova për presion ndaj administratës” –

Gara brenda Partisë Socialiste më 11 maj, sidomos në Tiranë, ka krijuar jo pak pakënaqësi dhe hatërmbetje mes kolegësh. Kjo “luftë” politike brenda PS ka qenë më e ashpër pikërisht mes kandidatëve ministra dhe kolegëve të tjerë në listën e Edi Ramës. Një ndër më të përfolurit brenda mazhorancës ka qenë Blendi Gonxhja, i cili arriti të renditej i pari në Tiranë, me një rekord votash preferenciale.

Në një intervistë për A2 CNN, deputeti i sapozgjedhur iu përgjigj për herë të parë aludimeve të ngritura brenda partisë së tij, lidhur me përdorimin e pozicionit si ministër për të ndikuar në rezultatin elektoral, përmes presionit ndaj administratës së gjerë që ka në varësi.

“Nuk mund të vërtetojë dot askush, kurrë, një provë të vetme që unë, apo kandidatë të tjerë ministra, të kemi ndikuar apo ushtruar trysni për të ndikuar votën e administratës apo të atyre që punojnë për ne”, deklaroi Gonxhja për A2 CNN.

Për ata që mbeten skeptikë ndaj deklaratës së tij, Gonxhja fton të ndjekin rrugën institucionale: “Kush ka pretendime të tilla është i ftuar t’i çojë në organet kompetente për t’i vërtetuar ato”.

I pyetur për zërat që qarkullojnë në media dhe në radhët e vetë socialistëve, se ai mund të jetë kandidatura e ardhshme për Bashkinë e Tiranës në rast të largimit të Erion Veliajt, Gonxhja shfaqet i matur dhe i kujdesshëm, duke shmangur çdo përplasje të mundshme me drejtuesin aktual të bashkisë dhe duke respektuar linjën zyrtare të partisë.

“Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv. Nuk ka asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim. Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre”, u shpreh Gonxhja.

Përtej dilemës për bashkinë e kryeqytetit, Gonxhja dhe kolegët socialistë pritet të kalojnë një verë në pritje dhe pasiguri, deri në momentin kur Kryeministri Edi Rama të marrë vendimet për rikonfigurimin e kabinetit qeveritar dhe strukturës politike për fazën e ardhshme.

“Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”, theksoi ai.

Ndërkohë, përveç situatës në Tiranë, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme vendore në të paktën tre bashki: Mat, Berat dhe Tepelenë, ku në vjeshtë pritet të nisë fushata elektorale.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme