Politika 25 June 2025, 19:07 Nga VNA

Këlliçi ‘qan’ hallin e Ramës: Krimi i organizuar, pakicë bllokuese në Parlament.  Asnjë reflektim për humbjen e katërt radhazi

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi ‘qan’ hallin e Ramës: Krimi i organizuar,

Në një kohë që Partia Demokratike ka pësuar humbjen e katërt radhazi duke i dorëzuar socialistëve një mandat edhe më të madh se tre të parët, përfaqësuesit e saj në media qajnë hallin e Ramës se është i kapur nga krimi.

Një ndër ta është edhe drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, një nga bashkëpërgjegjësit për rezultatin e dobët të opozitës, e cila tashmë nuk ka as mundësinë për të ushtruar presion mbi supermazhorancën e PS-së. Në vend që të analizojë shkaqet e dështimit të fushatës së tij, Këlliçi zgjedh t’u flasë qytetarëve për ndikimin e krimit të organizuar brenda mazhorancës socialiste.

“Koorporata kriminale në Shqipëri, krimi organizuar ka një grup parlamentar brenda PS, edhe nëse Rama s’dëshiron të përmbushë një kërkese, edhe pse janë bashkëaksionerë, me grupin parlamentar që ka krimi i organizuar që drejton kartelet më të rrezikshme në kontinent, kanë pakicë bllokuese në parlament” – shprehet ai.

Megjithatë, në vend që t’i kërkojnë kryetarit të partisë zbatimin e statutit pas humbjes, Këlliçi përdor retorikën e Berishës kur tregon se çfarë duhet të bëjë PD. Sipas tij, detyra themelore është ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për shtetin e drejtuar për atë që ai e quan Ramaduro.

“Puna e PD qëndron në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar, në shtetin e drejtuar nga Ramaduro, është një shtet që vihet në shërbim të pushtetit si në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Ne kemi detyrë, që çdo ditë të jemi prezent në media, në raportet e ndërkombëtarëve në PE, duhet të jemi prezent me fakte e prova me denoncimet tona”, shprehet Këlliçi.

Por “ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar”, më shumë është retorika e radhës për të mbajtur ata pak demokratë me shpresën se do ndryshohet diçka. Koha ka treguar se faktori ndërkombëtar, përveç ndonjë kritike të herëpashershme, nuk i jep askujt fitoren në tavolinë, sidomos një opozite që nuk ofron shpresë, alternativë apo frymë të re, dhe që drejtohet ende nga një lider i shpallur “non grata”, i cili prej 35 vitesh nuk heq dorë nga drejtimi i partisë.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme