Politika 25 June 2025, 22:32 Nga VNA

Rinumërimi i votave në Tiranë, cilët janë socialistët me më shumë vota të pamerituara

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi i votave në Tiranë, cilët janë

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës ka avancuar deri më tani me hapjen e 939 kutive nga 1207 gjithsej, që përbën rreth 77.7% të totalit. Ky proces është zhvilluar nën një metodologji më rigoroze krahasuar me atë të përdorur më 11 maj.

Ekipi i caktuar nga KQZ ka respektuar në mënyrë të përpiktë rregullat e Kodit Zgjedhor, duke njohur si të vlefshme vetëm ato fletë ku shenja e votimit ndodhet brenda kutisë përkatëse, pa lejuar interpretim të mëtejshëm.

Nga ky rinumërim, Partia Demokratike rezulton të ketë humbur 502 vota, duke e bërë të pamundur sigurimin e mandatit të 14-të në Tiranë. Ndërkohë, partia Mundësia ka humbur vetëm 53 vota, çka ka forcuar pozitat e saj për të ruajtur mandatin e dytë.

Vëmendje ka tërhequr edhe gara e brendshme në radhët e Partisë Socialiste mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku diferenca është ngushtuar në favor të kësaj të fundit, por aktualisht mandati mbetet ende në dorë të Xhaçkës.

Nga të dhënat paraprake bie në sy se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, rezulton të ketë përfituar më shumë vota të pamerituara krahasuar me të tjerët. Pas tij renditen deputetët Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Xhemal Qefalia. Ndër gratë, më së shumti vota të kontestuara i janë gjetur Kejsi Elezit, më e reja në listë. Ndërsa kandidati më i penalizuar deri tani është Etjen Xhafaj, të cilit i janë zbritur 51 vota.

Votat e pamerituara ne 11 maj:

  1. Ervin Hoxha                 259

    2. Fatmir Xhafaj               165

    3. Erion Braçe                  160

    4. Xhemal Qefalia            127

    5. Kejsi Elezi                     117

    6. Blendi Gonxhja            110

    7. Roy Bashaj                   101

    8. Klotilda Bushka              93

    9. Anila Denaj                    85

    10. Toni Gogu                    83

    11. Etilda Gjonaj                 61

    12. Ermonela Felaj (Valikaj) 55

    13. Ornaldo Rakipi             51

    14. Arben Pëllumbi            45

    15. Ylli Shehu                     44

    16. Pandeli Majko             38

    17. Sofika Lleshi                35

    18. Olta Xhaçka                 33

    19. Halil Koloshi                33

    20. Florian Pullazi             27

    21. Silda Çepe                  25

    22. Julinda Dhame           23

    23. Blendi Sulaj                19

    24. Mirgit Vataj                17

    25. Endrit Braimllari         16

    26. Edlira Dyrmishaj         15

    27. Halit Valteri                 11

    28. Mimi Kodheli               8

    29. Andi Seferi                  6

    30. Persida Shkrepa         2

    31. Eldian Çepeli              1

    32. Antonela Dedej         -1

    33. Glindxhet Madhi        -4

    34. Plarent Ndreca           -7

    35. Entela Ramosaçaj       -7

    36. Blerina Gjylameti       -10

    37. Etjen Xhafaj               -51

 

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme