Politika 26 June 2025, 10:43 Nga VNA

Kuvend/ Berisha- Balla debat për Avokatin e Popullit, PS i kujton marrëveshjen e 17 Majit

Ndaje në Whatsapp
Kuvend/ Berisha- Balla debat për Avokatin e Popullit, PS i kujton

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në Kuvend kërkoi votimin e Besim Ndregjonit në kry e të Avokatit të Popullit. Sipas Berishës po shtyhet sepse kreu i PS, Ramaduro, nuk pranon kandidaturën e opozitës edhe pse plotëson çdo kriter. Berisha akuzoi mazhorancën se nuk po pranojnë kandidaturën e Besim Ndregjonit në krye të Avokatit të Popullit. Sipas kreut të PD tha se kjo ndodh për kapur këtë institucion. Balla e fton tek marrëveshja e 17 Majit . Më herët Peleshi deklaroi se ka kërkuar të bëhet procesi për zgjedhjen e kandidaturës. Por maxhoranca duhet të dijë paraprakisht kandidaturat. Kreu i grupit të PS tha se deri tani ishin vetëm kandidatët të PD.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme