Politika 26 June 2025, 09:51 Nga VNA

Dumani: Kallëzimet politike të paplota, duhen më shumë denoncime publike/ Celibashi: Duhet reformë reale zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Kallëzimet politike të paplota, duhen më shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka dhënë detaje të reja mbi hetimet në lidhje me procesin zgjedhor, gjatë një aktiviteti publik me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Ai konfirmoi se janë ushtruar një sërë kontrollesh në banesa, zyra dhe mbi persona të ndryshëm, duke sekuestruar prova dhe dokumente të rëndësishme që do t’i shërbejnë hetimit.

Sipas Dumanit, janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontrolle, çka tregon për një angazhim serioz të strukturës së posaçme ndaj manipulimit të votës dhe abuzimeve zgjedhore. Por ai theksoi se përballen me sfida të shumta, përfshirë edhe kallëzimet e paplota të dorëzuara nga subjektet politike.

“Sfidat nuk janë të pakta. Kallëzimet e partive politike në SPAK kanë qenë të paplota dhe jo gjithmonë të mbështetura në prova konkrete. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje për denoncime përmes fushatave informuese dhe garancive për mbrojtjen e dëshmitarëve”, tha Dumani.

Në event ishin të pranishëm edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Celibashi nga ana e tij kërkoi që puna për një reformë të thellë zgjedhore të nisë sa më parë. Ai pranoi se ndonëse ka pasur progres në administrimin e zgjedhjeve, problematikat e evidentuara nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR nuk mund të anashkalohen.

“Rama dhe Berisha zhvilluan një fushatë të ashpër, të mbushur me sulme personale. Reforma zgjedhore duhet të synojë integritetin e procesit dhe barazinë e pjesëmarrjes”, deklaroi Celibashi.

 

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme