Politika 27 Qershor 2025, 10:52 Nga VNA

Deklaratat e Ramës për Brexit/ Politikani britanik Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Ky gjigandi socialist! Merrni mbrapsht të gjithë kriminelët tuaj

Ndaje në Whatsapp
Deklaratat e Ramës për Brexit/ Politikani britanik Nigel Farage sulmon

Politikani dhe gazetari i njohur britanik, Nigel Farage ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar që “të marrë mbrapsht të gjithë kriminelët shqiptarë” pas deklaratave kritike të këtij të fundit ndaj Britanisë pas Brexit-it.

Në një prononcim për GB News, Farage theksoi se “një në çdo 50 shqiptarë që ndodhen në Britani janë në burg”, duke kërkuar riatdhesimin e tyre të menjëhershëm.

“Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’”, tha Farage. Ai shtoi se Rama kishte deklaruar se “shumë nga gjërat që thuhen sot në Britani pas Brexit janë plotësisht të papranueshme, qesharake dhe të turpshme.”

Farage e ironizoi Ramën duke e quajtur “ky gjigandi socialist” që drejton Shqipërinë, ndërsa njëkohësisht kritikon politikat britanike për emigracionin.

Kritikat e Ramës dolën gjatë një interviste për “The Guardian”, ku ai paralajmëroi se plani i liderit të Laburistëve, Keir Starmer, për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në vende të tjera, tregon se Britania pas Brexit ndodhet “në një vend shumë të errët”.

Rama deklaroi se Britania është “në kërkim të vendeve ku të hedhë emigrantët” – një ide që, sipas tij, do të ishte e paimagjinueshme dhjetë vjet më parë.

“Është një nga ato gjëra që dhjetë vite më parë thjesht nuk do të mund të përfytyroheshin… që Britania do të kërkonte vende për të shpërngulur emigrantë”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, Brexit-i ka ndryshuar thellësisht diskursin publik britanik: “Tetëdhjetë për qind e gjërave që thuhen ose pranohen sot si pjesë normale e debatit në Britani, para Brexit do të ishin të papranueshme, qesharake apo të turpshme.”

Farage e akuzoi Ramën për hipokrizi, duke i kujtuar se Shqipëria vetë ka qenë në bisedime për të pranuar emigrantë nga vende të tjera.

“Si mund të na kritikojë kur ka kaluar muaj të tërë në bisedime me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni?” tha Farage, duke iu referuar diskutimeve për pritjen e emigrantëve që kalojnë Mesdheun.

“Madje u ra dakord të pranojë një numër të madh të tyre – edhe pse në fund nuk mori shumë – por negociatat u bënë,” shtoi ai.

Në përfundim të deklaratës së tij, lideri i partisë Reform u drejtua drejtpërdrejt Ramës:

“Po të them, zoti Rama, a e di që një në çdo 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Atëherë trego vullnet të mirë dhe merrji të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo që bën është hipokrizi.”

Deklaratat e Ramës erdhën rreth një muaj pasi lideri laburist Keir Starmer vizitoi Tiranën për të diskutuar krijimin e “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit e refuzuar, në përpjekje për të ndalur kalimet me gomone në Kanalin Anglez.

Gjatë asaj vizite, Rama refuzoi mundësinë që Shqipëria të presë një prej këtyre qendrave britanike, duke qëndruar në qëndrimin e tij të mëparshëm.

Ai theksoi se kritikat e tij nuk kishin si shënjestër Starmerin, të cilin e përshkroi si “njeri shumë korrekt dhe i këndshëm”.

Rama zbuloi se kishte refuzuar propozime të ngjashme edhe gjatë qeverisjeve të Rishi Sunak dhe Boris Johnson.

“Fakti që sot kjo ide jo vetëm që është e imagjinueshme, por edhe po ndodh, nuk është për shkak se Keir Starmer apo Rishi Sunak po bëjnë diçka ekstreme, por sepse vendi është në një situatë shumë të errët,” përfundoi Rama.

Video

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati mbërrin në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK.

Shemben ura dhe rrugë në Mirditë, izolohet fshati Thirrë Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë izoluar fshatin Thirrë në njësinë administrative Fan, Mirditë. Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, është shembur rruga që lidh fshatin me Rrugën e Kombit, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve. Janë raportuar dëmtime edhe në disa ura që lidhin fshatrat përreth.

“El Clasico”-ja e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Pas kartonit të kuq për Pedrin në minutën e 100’, situata në fushë doli jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal në fund të duelit. Në debat u përfshi edhe portieri Courtois, duke e acaruar më tej situatën. Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u rrit edhe më shumë kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior. Pas disa sekondash përplasjeje dhe shtyrjesh, Yamal u tërhoq drejt daljes për në tunel, por Vinicius u pa duke e ndjekur me vrap, ndërsa stafet teknike ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti fitoren 2-1 me golat e Mbappes dhe Bellingham, ndërsa pas ndeshjes pritet që komisioni i disiplinës të analizojë ngjarjet e ndodhura në fundin e sfidës.

Një video e përleshjes midis një burri me uniformë naziste dhe një gruaje në Georgia, SHBA, po bën xhiron e rrjeteve sociale. ? Burri, i identifikuar si Kenneth Leland Morgan, shihet në video duke mbajtur një uniformë që ngjan me atë naziste, e kompletuar me një shirit të kuq në krah që mban simbolin e kryqit të thyer. Pamjet tregojnë momentin kur ai shtyhet jashtë një bari nga një grua dhe më pas përballet me disa persona të tjerë. Në video shihet momenti kur ai godet gruan pasi ajo përpiqet t’i heqë shiritin nga krahu.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme