Politika 27 June 2025, 23:03 Nga VNA

Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Ndaje në Whatsapp
Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua

Pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në një avion të ndryshëm privat nga ai qeveritar në udhëtimin drejt samitit të NATO-s, zyra e tij e shtypit pretendon se fluturimi mbulohet nga e njëjta marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania.

Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot.

E pyetur nga BIRN se sa kishte shpenzuar qeveria për udhëtimin e Ramës drejt Hagës, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.

“Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse,” tha MIA në një përgjigje me shkrim.

“Arsyeja e marrjes së avionëve të ndryshëm nga kompania Air Albania lidhet me periudhat kur avioni qeveritar ALBANIA është në mirëmbajtje teknike. Dhe në këto raste është kompania Air Albania që merr masa, duke vendosur në dispozicion avionë të tjerë,” shtohet në përgjigje.

Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marrëveshjeje të diskutueshme me Air Albania dhe kostove të paqarta.

Të paktën prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan afërsisht 2450 euro për orë fluturimi të kryeministrit ose gjashtë herë më pak se vlera mesatare e tregut për një fluturim charter./BIRN/

 

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme