Politika 27 June 2025, 12:15 Nga VNA

Superprojekti 1.4 mld € që do ndërtohet në Sazan nga Kushner dhe vajza e Trump. Aksionere dhe Shqipëria, krijohet kompania në QKB

Ndaje në Whatsapp

Një resort turistik luksoz me vlerë 1.4 miliardë euro do të ndërtohet në ishullin e Sazanit dhe Shqipëria do të jetë pjesë e këtij projekti si aksionere. Qeveria shqiptare ka themeluar një kompani shtetërore që do të përfaqësojë interesat e shtetit në këtë investim strategjik.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar kompania “Albanian State Development & Real Estate”, e cila do të veprojë si përfaqësuese e shtetit në marrëveshjet strategjike që lidhen me ndërtimin e resortit në Sazan apo projekte të tjera të miratuara nga Korporata e Investimeve.

 

Sipas të dhënave të regjistrit, kompania e re shtetërore do të merret me administrimin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme në përdorim apo pronësi të saj, duke garantuar pjesëmarrjen në projekte investimi të miratuara zyrtarisht.

Shoqëria është krijuar me një kapital fillestar prej 50 milionë lekësh, të gjitha në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në projektin e ndërtimit të një marine, rezidencash luksoze, zonash gastronomike dhe struktura akomoduese në një sipërfaqe prej 45 hektarësh, që përfaqëson 8% të territorit të ishullit të Sazanit.

Ky projekt u shpall investim strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike më 30 dhjetor 2023, pas propozimit nga kompania “Atlantic Incubation Partners LLC”, e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Projekti në Sazan është pjesë e një pakete investimesh të planifikuara nga Kushner dhe grupet e tij, të cilat përfshijnë edhe një tjetër resort të ngjashëm në zonën e Zvërnecit. Lajmi për themelimin e kompanisë shtetërore shqiptare u bë publik në të njëjtën kohë me vizitën e Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, ku u përfol për përgatitjen e fazave të para të zhvillimit të këtij superprojekti.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme