Politika 27 June 2025, 11:43 Nga VNA

Rinumërimi zhgënjen dhe Metën, në Kavajë i ishin shtuar padrejtësisht dy vota

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi zhgënjen dhe Metën, në Kavajë i ishin shtuar

 

Zhvillimet nga procesi i rinumërimit në Kavajë nuk shkuan në favor të pritshmërive të Ilir Metës. Kreu i Partisë së Lirisë kishte ngritur dyshime për manipulime, por kutitë treguan një realitet tjetër.

Nga verifikimi i votave, rezultoi se në vend që t’i ishin hequr, Metës i ishin shtuar padrejtësisht dy vota, çka bie ndesh me pretendimet për parregullsi në dëm të tij.

Ndërkohë, një tjetër detaj gjatë procesit ishte se dhe kandidati më i votuar i PD në Kavajë, Elton Rroshi, kushëriri i ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Roshi, kishte përfituar 27 vota më shumë se sa i takonin realisht. KAS ndërhyri duke korrigjuar rezultatin.

Pritet që sot të përfundojë numërimi i katër kutive të fundit në Kavajë, për t’iu kaluar më pas 56 qendrave të votimit të Rrogozhinës, që do të mbyllin rinumërimin në të gjithë qarkun e Tiranës.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme