Politika 28 June 2025, 16:31 Nga VNA

Nga rinumërimi mësuam se sa shumë e kishin gënjyer Berishën

Ndaje në Whatsapp
Nga rinumërimi mësuam se sa shumë e kishin gënjyer

 

Nuk duhen më shumë se 25 minuta që të nxjerrësh nga tabelat e ofruara nga faqja e KQZ të dhëna për secilin nga kandidatët e opozitës.

Kjo është ajo që do bëjmë ditë pas dite. Do nxjerrim të dhënat për akuzuesit më të mëdhenj të numëruesve të PD.

Por meqë më i zëshmi prej tyre ende edhe sot vijon të mbetet kandidati Alimehmeti, po e nisim duke bërë një përmbledhje të të dhënave për këtë kandidat.

Sipas të dhënave të fazës së KQZ në përfundim të procesit të rinumërimit, tek kolona vota mangut, rezulton se në total nga rinumërimi, Ilir Alimehmetit i janë shtuar nga grupet e rinumërimit 106 vota.

139 votat që rezultojnë si të hequra në tabelën përfundimtare të KQZ, janë rezultati i diferencës prej 245 votash të hequra në total, minus 106 vota të shtuara gjatë rinumërimit.

Nga të dhënat e faqes, del edhe shifra prej 27 votash tek QV 1834 që nga numërimi dilte mangut. Këto vota vetë Ilir Alimehmeti e pranoi live që ishin jo vjedhje nga numëruesit, por gabim i operatorit që kishte reflektuar të dhënat në tabelë. Procesverbali i poseduar nga vetë Alimehmeti e dëshmonte këtë.

Në një rast tjetër, kandidatit Alimehmeti në QV 1803 nga numërimi i rezultonin 13 vota mangut. Edhe kjo shifër është korrigjuar nga rinumërimi dhe 13 votat i janë kthyer “pronarit të ligjshëm” Alimehmeti.

Nga shqyrtimi i shifrave nga të gjitha QV-të e Qarkut Tiranë, janë vetëm këto 2 shifra mangut, që mund të konsiderohen për analizën tonë.

Për njërën shifër kemi prononcimin e vetë Alimehmetit që bëhej fjalë për gabim njerëzor. Fakti që shifrën tjetër Alimehmeti as e diskuton fare në asnjë nga daljet e përditshme, duhet të nënkuptojmë që edhe për të ka një shpjegim të ndryshëm nga “vjedhje”.

Ky shpjegim duhet të jetë njësoj i logjikshëm edhe në rastin e qendrës 2129 ku nga numërimi Alimehmeti kishte të referuar në tabelë 3 vota nga 0 që rezultuan nga rinumërimi.

Gjithashtu po kaq i logjikshëm dhe gabim nga operatori duhet të jenë edhe 13 votat tepër që i rezultuan Alimehmetit në një kuti të QV 1540 dhe që nga rinumërimi i janë hequr meqë ishin referuar gabim si vota për Alimehmetin.

Po ashtu duhet të kenë qenë të hedhura gabim nga operatori edhe 15 votat tepër të numëruara Alimehmetit në QV 1816 ose 7 të tjera në QV 1762.

Në QV-të e tjera bëhet fjalë shumë shpesh për 1 votë, pak më rrallë për 2 vota dhe shumë rrallë 3-4 që janë diferenca “mangut” ose “tepër”. Ndaj kur nuk kemi dyshime për shifrën 27 të QV 1834, s’kemi pse akuzojmë numërues demokratë për çingërima.

Por Berisha flet jo për 27 vota, por për 37 mandate të vjedhura!

Çfarë shifrash i ka referuar Alimehmeti Berishës që ja paskëshin vjedhur gjatë numërimit ne nuk mund ta dimë. Por duke qenë se Alimehmeti kishte diferencë të madhe me kandidaten fituese Tabaku, duhet të kishim të bënim me një numër 4 shifror që Alimehmeti të sillej si pretendent i fronit, pasi paskësh parë filmimet!

Pasi rezultati doli, Alimehmeti ndërroi versionin e asaj që kish parë. Tani del që nuk ka parë më vjedhje votash (në nivel 4 shifror), por dyshon fort se pasi u numëruan votat për subjektet politike, numëruesit ishin shtruar rehat dhe, me kamera e me vëzhgues sipër kokës, paskëshin shtuar shenja mbi fletën e tij ose të të tjerëve.

Edhe po t’ja quajmë, prapë 3 shifra mbeten dhe numri më i madh me 3 shifra është 999.

Alimehmeti ka humbur nga rinumërimi vetëm 244 vota në total.

Për të fituar mandat i duheshin mbi 2.000 vota.

Në rezultante, Alimehmeti del që e ka gënjyer Berishën me të paktën mbi 1.700 vota.

Nuk është keq si gënjeshtër! Çalon vetëm tek aritmetika.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme