Politika 30 June 2025, 11:39 Nga VNA

Gjyqi ndaj dosjes "Partizani", reagon Berisha: Proces politik, po hetohem në tre breza

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi ndaj dosjes "Partizani", reagon Berisha: Proces politik, po

Edhe pse nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit të tij, për çështjen "Partizani", ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në "Facebook". Në një status të gjatë, Berisha e cilëson procesin si një farsë të pastër politike dhe të diktuar nga mazhoranca në pushtet. Ai shkruan se kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara. Qyshse në nisje të reagimit të tij, kreu i selisë blu thotë se procedimin penal ka nisur në kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Ai thotë se akuzat janë ngritur mbi kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe mohon që toka në fjalë të ketë qenë ndonjëherë publike, duke pretenduar se dokumentet zyrtare provojnë të kundërtën. Sipas Berishës:

Nuk ka dëshmi që Jamarbër Malltezi ka përfituar tokë publike;

S’ka dëm ekonomik ndaj shtetit dhe nuk ka asnjë akt zyrtar që implikon Berishën;

Hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për veprim të paligjshëm të zyrtarëve apo ndërhyrje nga ana e tij.

Ai e quan hetimin një “veting politik” 30-vjeçar, duke ironizuar se pas pesë vitesh kontroll, prokuroria gjeti vetëm kursime modeste dhe një apartament më të madh se në kohën e diktaturës. Akuzat për korrupsion pasiv, sipas tij, bazohen në ndihma familjare dhe bamirësi që i konsideron të padrejta.

Në fund, Berisha akuzon SPAK për heshtje ndaj korrupsionit të kryeministrit Rama dhe paralajmëron se drejtësia e vërtetë do të vijë.

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme