Politika 29 June 2025, 19:25 Nga VNA

Replika e Ramës ndaj Farage: “Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”

Ndaje në Whatsapp
Replika e Ramës ndaj Farage: “Të këmbëngulësh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj deklaratave të fundit të liderit të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, Nigel Farage, i cili kërkoi që të gjithë shqiptarët e burgosur në Britani të kthehen në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka akuzuar Farage për manipulim të shifrave dhe retorikë djallëzore, duke e ironizuar me një shprehje latine që ia kujtonte gjyshja:

“Errare humanum est, sed perseverare diabolicum” – Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

“Në vend që të shqetësoni Sekretaren e Brendshme, ndoshta më mirë më thoni mua kur mund t’ju pres në Tiranë si i ftuar nderi.

Sepse, i dashur Nigel, duket se numrat nuk janë pika juaj e fortë. Le t’i bëjmë gjërat të qarta: JU HUMBËT”, shkruan Rama.

Ai shton se Farage po përdor shqiptarët si kokë turku për agjendën e tij politike, duke iu referuar si “teatër politik post-Brexit”.

“Ju pretendoni se janë 53,000 shqiptarë në Britani. Në fakt, janë shumë më tepër. Vetë ‘The Telegraph’, burimi juaj, ka pranuar se analiza është e cunguar dhe popullsia shqiptare mund të arrijë deri në 140,000 – çka do të thotë se më pak se 1 në 100 janë në burg”, shkruan Rama.

Ai theksoi gjithashtu se pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë kontribues të ndershëm në shoqërinë britanike, ndërsa bashkëpunimi mes dy qeverive ka sjellë rezultate konkrete në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe krimit.

“Kjo quhet bashkëpunim. Por ‘një në 50 shqiptarë në burg’? Kjo nuk është fakt, kjo quhet delir post-Brexit.”

Reagimi i Ramës erdhi pas një postimi të bërë më herët nga Nigel Farage, ku ai riktheu sulmet ndaj komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Janë 53,000 shtetas shqiptarë në Britani dhe 1,099 prej tyre ndodhen në burgjet tona.

Kjo do të thotë 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretares së Brendshme të organizojë kthimin e të gjithë këtyre të burgosurve në Shqipëri.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, shkruante Farage në platformën X.

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme