Politika 29 June 2025, 16:23 Nga VNA

Nigel Farage sfidon Edi Ramën: Kërkon kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania

Ndaje në Whatsapp
Nigel Farage sfidon Edi Ramën: Kërkon kthimin e të burgosurve

Vijon debati online mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të partisë së ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, Nigel Farage. Ky i fundit i është përgjigjur sot Ramës me një postim në X, ku i kujton numrin e saktë të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Janë 53,000 shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,099 prej tyre ndodhen në burgjet tona. Kjo do të thotë 1 në 48.

Do t’i kërkoj Sekretares së Brendshme të organizojë kthimin e të gjithë këtyre të burgosurve në Shqipëri.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj,” shkruan Farage, i cili së fundmi, sipas sondazheve, ka rritur ndjeshëm numrin e përkrahësve në Britani.

Fokusi kryesor i programit të tij politik mbetet lufta kundër emigracionit të çdo lloji, një temë që vazhdon të tërheqë mbështetës në rritje, veçanërisht mes votuesve të zhgënjyer nga politika tradicionale.

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme