Politika 30 June 2025, 15:48 Nga VNA

“Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për të sanksionuarit dhe familjarët e tyre”, Rubio: Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme

Ndaje në Whatsapp
“Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh zyrtar të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në lidhje me një politikë të re vizash që synon të godasë rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Rubio theksoi se kriza e fentanilit në SHBA është e paprecedentë, duke e cilësuar atë si një nga kërcënimet më serioze për jetën e amerikanëve, veçanërisht për grupmoshën 18–44 vjeç, ku mbidozat përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 40 për qind e amerikanëve raportojnë se njohin dikë që ka humbur jetën si pasojë e mbidozës nga opioidet, ndërkohë që gjatë vitit 2024 në SHBA janë regjistruar mbi 220 vdekje të tilla në ditë.

Në këtë kontekst, Sekretari Rubio shpalli një politikë të re kufizimi vizash, të bazuar në seksionin 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë. Kjo politikë do të aplikohet për anëtarët e familjes, si dhe për bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe afaristë të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059, që vendos sanksione ndaj personave të huaj të përfshirë në tregtinë globale të paligjshme të drogës.

“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar fentanilin dhe drogat e tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, deklaroi Rubio.

Kjo masë e re vjen si zgjerim i mjeteve ekzistuese, përfshirë sanksionet sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 dhe pamundësinë për të marrë vizë sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që ka të bëjë me trafikimin e substancave të kontrolluara.

Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët, familjarët e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt do të shërbejë jo vetëm për të penguar hyrjen e tyre në Shtetet e Bashkuara, por edhe si një mjet i fuqishëm parandalues për ndalimin e veprimtarive të mëtejshme të paligjshme.

“Departamenti i Shtetit i SHBA do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe shkatërruar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë”, përfundoi Rubio në deklaratën e tij.

Politika e re e vizave pritet të shënojë një tjetër hap vendimtar në luftën e ashpër që SHBA ka shpallur ndaj krizës së fentanilit dhe rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Deklarata e plotë:

Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e paprecedentë, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjeve për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 për qind e amerikanëve raportojnë se njohin dikë që ka vdekur nga mbidoza e opioideve, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mesatarisht mbi 220 vdekje nga mbidozat çdo ditë. Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash në bazë të seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë, e cila do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe afaristë të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 “Vendosja e Sanksioneve ndaj Personave të Huaj të Përfshirë në Tregtinë Globale të Paligjshme të Drogës” (U.E. 14059).

Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, përfshirë sanksionet sipas U.E. 14059 dhe pamundësinë për të marrë vizë sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjeve të tyre, si edhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe afaristë jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë edhe si një mjet parandalues për vazhdimin e veprimtarive të paligjshme.

Departamenti i Shtetit i SHBA do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe shkatërruar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme