Politika 30 June 2025, 18:39 Nga VNA

Jorida Tabaku, fituesja e madhe me “probleme” në të paktën 12 kuti votimi në Tiranë.

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku, fituesja e madhe me “probleme” në të

Jorida Tabaku rezultoi si kandidatja më e votuar në listë të hapur, me një diferencë prej rreth 2,000 votash nga Alimehmeti. Ajo nuk kërkoi rinumërim apo rishikim të tabelës së rezultateve paraprake. Megjithatë, Tabaku ishte e vëmendshme ndaj ankesave të kandidatit Besim Kuka, duke sinjalizuar se vota të tij ishin “vjedhur” dhe shkuar në emër të kandidatit Akil Kraja. Ky problem u bë dhe objekt debati në grupet e chat-it të PD për Tiranën.

Analiza e tabelës së rinumërimit të votave për Tabakun ka nxjerrë në pah disa anomali të rëndësishme. Grupet e rinumërimit i kanë hequr gabimisht vota në disa qendra votimi (QV):

  • QV 1603: -10 vota
  • QV 1762: -21 vota
  • QV 1803: -19 vota
  • QV 2077: -16 vota

Gjithashtu, në disa QV të tjera ka diferenca të vogla, ku dominojnë shifra si 1-6 vota. Por ajo që bie në sy janë diferencat më të mëdha në disa QV, ku votat e Tabakut ishin më shumë në numër krahasuar me rinumërimin:

  • QV 1866: +10 vota
  • QV 2004: +8 vota
  • QV 2008: +9 vota
  • QV 2009: +26 vota
  • QV 2011: +16 vota
  • QV 2014: +13, +11, dhe +7 vota në tre kuti të ndryshme
  • QV 2022: +10 vota
  • QV 2024: +13 vota
  • QV 2025: +8 vota
  • QV 2031: +7 vota

Në total, Jorida Tabakut nga rinumërimi i janë zbritur 250 vota.

Pavarësisht këtyre rezultateve, mbetet interesant fakti që Tabaku nuk i kushtoi vëmendje votave të saj të hedhura gabim, ndërsa u shqetësua për votat e Akil Krajës. A kanë këto anomali lidhje me presionet që ndoshta kanë përjetuar numëruesit? A janë përdorur numëruesit për tjetërsimin e votës preferenciale në qarkun e Tiranës? Të dhënat flasin qartë për vullnet të tjetërsuar te votuesve. Edhe pse rinumërimi nuk solli ndryshim rezultati ne numër deputetësh, ai nxorri në shesh “lakrat” e kandidatëve rivalë. Si dhe përplasjet me numëruesit. Për të cilët pakkush mendoi ti falenderojë siç duhet. Në mos i përdorën deri në pikën kur thanë:“Për një personalitet si unë, mund t’ja vlejë të bësh edhe burg!”

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme