Politika 1 July 2025, 11:39 Nga VNA

“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës” - Bushati flet për raportet me Ramën

Ndaje në Whatsapp
“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021.

Ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut.

Unë jam aty ku kam qenë  gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk i kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër.

Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë.

S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.

Ai komentoi dhe replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik, Nigel Farage, i cili është shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg.

Bushati e cilësoi të papranueshme justifikimin që politikanë britanikë apo të tjerë i bëjnë gjendjes së vendi të tyre duke i asociuar shqiptarët me krimet.

Por nga ana tjetër theksoi ai, kombit britanik “nuk do t’i bëjë punë që një politikan nga Shqipëria t’i tregojë për Brexit”.

“Nuk i di arsyet pse po zhvillohet kjo lloj replike në distancë. Farage dhe shumë të tjerë në Mbretëri të B Bashkuar por edhe në kryeqytete të rëndësishme të Evropës në momente të caktuara përpiqen të justifikohen me elementin shqiptar, duke i asociuar me vepra kriminale dhe kjo është totalisht e papranueshme.

Në këtë pikë çdo qëndrim që mund të vijë nga kryeministrin apo autoritete të tjera të shtetit shqiptar ka gjithë mbështetjen time, pavarësisht se kjo mbështetje mund të mos hyjë fare në pune.

Nga ana tjetër mendoj që nuk është e nevojshme t’i kujtojmë ne Mbretërisë së Bashkuar në rast se po jeton një moment të errët pas BREXIT. Kjo është një çështje e brendshme e britanikëve. Kombit britanik nuk mendoj që do t’i bëjë punë që një politikan nga Shqipëria t’i tregojë për Brexit”, tha Bushati.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme