Politika 1 July 2025, 20:47 Nga VNA

Rinumërimi në qarkun e Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno Klosi i PS me 921 vota më shumë, Silva Hasaj nga PD me 670 vota të tjetërsuara

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi në qarkun e Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno

Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, i kërkuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka nxjerrë në pah parregullsi serioze në numërimin fillestar, por deri tani nuk ka ndryshuar përbërjen e mandateve të dala nga zgjedhjet e 11 majit.

Pretendimet kryesore lidheshin me mandatin e Zegjine Çaushit të PS-së, për të cilin opozita kërkoi hetim të thelluar. Nga 428 kuti të rinumëruara deri më tani (nga gjithsej 587), rezulton se Partia Socialiste ka fituar rreth 15 vota shtesë, ndërsa Partia Demokratike ka humbur afro 107 vota.

Megjithatë, shifrat tregojnë tjetërsime të dukshme votash në favor të disa kandidatëve. Ceno Klosi (PS) ka rezultuar me 921 vota më shumë, të dyshuara si të tjetërsuara nga votat e kandidatëve të tjerë të së njëjtës parti. Konkretisht, Klevis Jahajt i mungojnë 454 vota, ndërsa Antoneta Dhimës 92 vota. Edhe Zegjine Çaushit i rezultojnë të mungojnë 63 vota, sipas verifikimeve në kuti.

Nga ana e Partisë Demokratike, kandidatja Silva Hasaj, e cila nuk siguroi mandat deputeti, ka dalë me rreth 670 vota më pak në kuti sesa shënohej në dokumentacion. Kjo e rendit atë si kandidatin me numrin më të lartë të votave të manipuluara në PD.

Ndër kandidatët e tjerë demokratë me parregullsi janë edhe Gentian Çela, që ka rezultuar me 215 vota më shumë, dhe Ajet Gurguri, me 92 vota të dyshuara si të tjetërsuara nga kolegë të së njëjtës parti.

Ndërsa rinumërimi po i afrohet fundit, mbetet për t’u parë nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa ligjore ndaj komisionerëve të përfshirë në manipulimet që kanë sjellë diferenca të ndjeshme mes votave reale dhe atyre të raportuara.

 

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme