Politika 1 July 2025, 18:20 Nga VNA

PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërim në Fier, por rrezikon t’i falë mandatin partisë “Shqipëria Bëhet”

Ndaje në Whatsapp
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërim në

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit ka shtuar numrin e votave për kandidaten e Partisë Demokratike, Silva Hasaj. Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, ka shprehur shqetësim për këtë situatë, pasi vetëm në dy bashkitë Lushnjë dhe Divjakë, Hasaj ka fituar 586 vota shtesë.

Braho deklaroi se në disa qendra votimi janë konstatuar lëvizje të votave me mbi 15-20 vota, duke theksuar se kjo kërkon verifikime të mëtejshme.

“Duke u bazuar në këto shifra, në disa qendra votimi ka pasur ndryshime me mbi 15-20 vota. Ne do ta diskutojmë këtë si KAS sapo përfundojë procesi i rinumërimit për qarkun e Fier. Nga statistikat, besoj se mund të kërkojmë nga Komisioneri që të ndërmarrë veprime për të verifikuar situatën, duke hapur kutitë me materialet zgjedhore dhe duke kontrolluar numëruesit. Do të shohim se si do të vijojë procesi,” tha Braho.

Ai shtoi gjithashtu se nëse konstatohet se këto lëvizje janë kryer nga të njëjtat grupe, mund të kemi të bëjmë me vepër penale, dhe do të ketë bazë për kallëzim penal. Ndërsa për ndryshimet minimale, me 1-2 vota, situata mund të trajtohet me sanksione administrative sipas vendimmarrjes së KQZ-së dhe KAS-it.

Kërkesa për rinumërim në Fier u bë nga subjekti “Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt, dhe u miratua pasi u mbështet nga përfaqësuesit e PD në KAS. Gazmend Bardhi e mbrojti këtë vendim si një akt që respekton të drejtat e të gjithë palëve. Kujtojmë se Adriatik Lapaj nuk kishte numërues në Fier, ndërsa PD kishte.

Nëse pas verifikimit të KAS-it rezulton se rreth 600 votat shtesë të kandidates demokrate janë manipuluar, ato mund të shpallen të pavlefshme dhe t’i hiqen PD-së. Në atë rast, shanset janë që mandatin në Fier t’i kalojë partisë “Shqipëria Bëhet”.

Kjo situatë mund të shihet edhe si një dhuratë e Gazmend Bardhit dhe PD-së për Adriatik Lapajn, pasi me firmën për rinumërim, ata rrezikojnë t’i heqin vetes një mandat për t’ia dhënë partisë “Shqipëria Bëhet”.

 

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme