Politika 1 July 2025, 19:45 Nga VNA

Alimehmeti i pakënaqur dhe nga rinumërimi: U bë siç donte KQZ dhe jo siç e kërkova unë

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti i pakënaqur dhe nga rinumërimi: U bë siç donte

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.

“Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë." - u shpreh ai.

 

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme