Politika 1 Korrik 2025, 17:27 Nga VNA

Letër e hapur nga nëna e Erion Veliajt: “Djali im mbahet në paraburgim pa akuza. Nuk është kjo drejtësia që meriton Shqipëria”

Ndaje në Whatsapp
Letër e hapur nga nëna e Erion Veliajt: “Djali im mbahet në

Përmes një letre të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur shqetësimin e thellë për ndalimin e të birit, i cili prej më shumë se katër muajsh ndodhet në paraburgim, sipas saj, pa asnjë akuzë të ngritur zyrtarisht dhe në kundërshtim me të drejtat themelore që garanton Kushtetuta dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Familja ime është përfshirë në një makth kafkian,” shkruan ajo, duke përshkruar arrestimin e befasishëm të Erion Veliajt në muajin shkurt nga SPAK, institucioni i pavarur antikorrupsion. “Djali im, tre herë i zgjedhur nga qytetarët si kryetar bashkie, u ndalua në bazë të një denoncimi anonim nga një individ fiktiv, thuajse dy vjet më parë – një akuzë të cilën ai e mohon kategorikisht.”

Në letrën e saj, Veliaj ngre shqetësime serioze për mënyrën sesi po funksionon drejtësia në vend, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura të njohura publike.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as djali im,” shprehet Veliaj, “por po ashtu, askush nuk duhet të mbahet i ndaluar pa akuza, pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë apo pa qasje në mbrojtjen ligjore.”

Letra, e cila mbart një ton emocional, thekson gjithashtu shqetësimin për standardet e drejtësisë në Shqipëri në një moment kyç për të ardhmen evropiane të vendit. Ajo sjell në vëmendje dhe raste të tjera të ngjashme, si ai i Thoma Gellcit, për të cilin Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se paraburgimi i tij ishte i paligjshëm, dhe vë në pah faktin se përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane.

“Në Shqipëri, të fusin fillimisht në burg dhe pastaj mbledhin provat,” citon ajo avokatin e njohur Dorian Matlia, duke kritikuar atë që e cilëson si një prirje të sistemit për të justifikuar me çdo kusht ndalimet e bëra pa bazë të fortë ligjore.

Letra përmbyllet me një thirrje të fortë për drejtësi, jo vetëm për të birin, por për të gjithë ata që përballen me një sistem që shpesh vepron me masa ekstreme para se të ketë prova të mjaftueshme.

“Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e djalit tim nga përgjegjësia, por me mbrojtjen e parimeve që garantojnë demokracinë: prezumimi i pafajësisë, e drejta për liri, dhe procesi i rregullt ligjor,” shkruan ajo. “Si qytetare shqiptare, dua ta shoh vendin tim duke vepruar drejt ndaj të gjithë njerëzve të tij. Si nëna e Erionit, dua të di që ai do të trajtohet me dinjitet.”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO-së prej gati pesë muajsh me akuzën e korrupsionit.

Video

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme