Politika 2 July 2025, 10:28 Nga VNA

Sa i kushton 1 deputet shqiptarëve? 2.2 milionë euro në 5 muaj shpenzimet e 21 ligjvënësve

Ndaje në Whatsapp
Sa i kushton 1 deputet shqiptarëve? 2.2 milionë euro në 5 muaj

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre.

Gazetarja e A2 CNN Arestina Skënderi raportoi në Dita Jonë se për çfarë kanë shpenzuar më shumë deputetët në këta 5 muaj; nga karburanti te shpenzimet telefonike, dietat apo banesat.

Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, pas rritjes së bërë në maj të vitit 2023, është 310,000 lekë (rreth 3,100 euro). Por kjo është vetëm baza. Përveç saj, një deputet përfiton  rreth 1500 në muaj në formën e rimbursimeve dhe dietave për funksione të ndryshme.

Shpenzimet mujore përfshijnë:

- Karburantin, i cili llogaritet mes 30,000 dhe 40,000 lekë në muaj (rreth 300–400 euro).

- Shpenzimet telefonike të rimbursuara nga Kuvendi, që arrijnë deri në 200 euro në muaj për disa deputetë, veçanërisht kryetarët e komisioneve parlamentare.

- Dietat për udhëtime brenda vendit, që mund të shkojnë deri në 150,000 lekë në muaj (rreth 1,500 euro), varësisht nga aktivitetet dhe pjesëmarrjet në komisione apo vizita në zonat elektorale.

- Për deputetët që nuk kanë banesë në Tiranë, Kuvendi mbulon deri në 35,000 lekë në muaj për qira. Aktualisht janë 21 deputetë që përfitojnë këtë subvencion.

Kjo do të thotë se, në total, kostoja reale mujore për një deputet arrin nga 3,600 deri në mbi 4,000 euro, varësisht përfitimeve që ai deklaron dhe kërkon të rimbursojë.

Megjithatë, ka edhe përjashtime. Disa deputetë, si Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kanë deklaruar se që nga shtatori 2024 nuk kanë përfituar asnjë shtesë përtej pagës bazë, duke refuzuar karburantin, qiranë dhe dietat. Edhe deputetë si Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj dhe Pandeli Majko rezultojnë të kenë qenë të kujdesshëm në raport me shpenzimet shtesë, duke mos dorëzuar fatura për dieta apo udhëtime.

Sipas burimeve nga administrata e Kuvendit, figura si Klotilda Bushka (Komisioni i Ligjeve), Mimi Kodheli (Komisioni për Politikën e Jashtme), Jorida Tabaku (Komisioni për Ekonominë), Ina Zhupa dhe Zheni Gjergji përfitojnë deri në 20,000 lekë në muaj për shpenzime telefonike, si dhe dieta të shtuar për shkak të angazhimeve në komisione apo takimeve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Kuvendi vijon të mbulojë qiranë për 21 deputetë që kanë deklaruar se nuk kanë banesë në Tiranë. Ndër ta janë figura si Niko Peleshi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi, Greta Bardeli dhe Antoneta Dhima.

Sipas gazetares së A2 CNN, shqetësimi qëndron te fakti se nuk ka asnjë mekanizëm për të verifikuar vërtetësinë e deklaratave të tyre.

“Nëse rezulton që ata posedojnë banesa në Tiranë, përfitimi i qirasë nga fondet publike do të përbënte një shkelje serioze ligjore”, raportoi gazetarja Arestina Skënderi.

Një rast i veçantë është ai i deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili rezulton si një nga më “modestët” në përdorimin e telefonisë, me shpenzime mujore që variojnë nga 2,000 në 7,000 lekë, shumë më pak se kolegët e tij që arrijnë në 17,000 deri në 20,000 lekë në muaj.

“Ndërkohë që Shqipëria përballet me sfida të mëdha ekonomike, kostoja për mirëmbajtjen e klasës politike vazhdon të jetë e lartë dhe shpesh e pajustifikuar – duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e skemave të përfitimit dhe vendosjen e kritereve më të rrepta të transparencës e kontrollit”, përfundon gazetarja e A2 CNN. (A2 Televizion)

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme