Politika 2 July 2025, 13:35 Nga VNA

Sali Berisha në asamblenë e OSBE: Shqipëria përballet me shpopullim dhe narkodiktaturë

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha në asamblenë e OSBE: Shqipëria përballet me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë. Në krye të delegacionit të opozitës, Berisha ka folur për dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe narkodiktaturën që, sipas tij, ka kapluar ekonominë.

“Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë apo konflikte civile rajonale ose botërore,” tha Berisha.

Ai shtoi se 45% e shqiptarëve kanë lënë vendin gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zonës Shengen, pa përfshirë ata që janë larguar drejt vendeve të tjera.

Berisha theksoi se OKB-ja njoftoi se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, si pasojë e emigracionit. “Statistikat tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh,” u shpreh ai.

Kreu i PD-së akuzoi qeverinë për “narkodiktaturë”, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkodiktaturën e parë dhe të vetme në Europë”.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme