Politika 2 July 2025, 16:07 Nga VNA

Përmbysje brenda PS në Fier: Çaushi humb mandatin, Bardho fiton me 10 vota

Ndaje në Whatsapp
Përmbysje brenda PS në Fier: Çaushi humb mandatin, Bardho fiton

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 586 kutive të votimit në Qarkun e Fierit, pa sjellë ndryshim në numrin e mandateve ndërmjet partive. Megjithatë, rinumërimi solli një përmbysje të brendshme në listën e Partisë Socialiste.

Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes, të cilin e fiton Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash. Fillimisht, Çaushi ishte shpallur fituese me 61 vota më shumë pas numërimit të 11 majit, por rezultati ndryshoi pas rinumërimit të të gjithë qarkut.

Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj shpresonte të merrte mandatin e 12 të Partisë Socialiste në këtë qark, por kjo e fundit përforcoi rezultatin me 30 vota të shtuara nga rinumërimi, ndërsa Partia Demokratike thelloi humbjen, me 147 vota që do t’i hiqen pas rinumërimit. Në këtë mënyrë, rinumërimi nuk ndikoi në balancën mes partive, por ndryshoi emrin e deputetes që përfaqëson mandatin e 12-të të PS në Fier.

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme