Politika 4 November 2026, 21:53 Nga VNA

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

Ndaje në Whatsapp
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy

Lëvizja “Studentët n’Protestë” ka njoftuar një fazë të re të organizimit të protestave kombëtare kundër qeverisë, duke vendosur që tubimet të zhvillohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00. Sipas organizatorëve, ndryshimi i shpeshtësisë së protestave synon t’u japë studentëve dhe mbështetësve mundësi për një angazhim më të madh në çdo tubim, duke ruajtur presionin ndaj qeverisë.

Në deklaratën e tyre, studentët akuzojnë pushtetin se ka injoruar kërkesat e protestuesve dhe shprehen të vendosur për të vijuar kundërshtimin e qeverisë deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga organizatorët, protesta e radhës kombëtare është parashikuar të shtunën në 14:00 përballë Ministrisë së Arsimit.

Studentët theksojnë se ndryshimi i kalendarit nuk nënkupton tërheqje nga kërkesat e tyre, por kalimin në një fazë të re organizimi, me synimin për të vijuar protestat dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme