Pas një pezullimi disaorësh për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndërtesa e shkatërruar, strukturat e emergjencave kanë rifilluar operacionin e kërkim-shpëtimit për 69-vjeçarin Hamit Ibro, me kërkesë të familjarëve.
Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, kolonel Hajdar Gurra, bëri të ditur se në terren ndodhen dy ekipe me 16 efektivë dhe mjetet e nevojshme për kërkimin.
Sipas tij, operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë për shkak të gjendjes së godinës. Nga kontrollet me kamera termike, gjasat që 69-vjeçari të gjendet i gjallë vlerësohen shumë të ulëta.
Kërkimet po përqendrohen në pjesën e ndërtesës ku dyshohet se ndodhej Ibro në momentin e shpërthimit dhe do të vijojnë duke respektuar masat e sigurisë për ekipet e shpëtimit.






















