Sociale 3 November 2026, 18:37 Nga VNA

Keni ndonjë pyetje për Tatimet? Ju përgjigjet Muçi

Ndaje në Whatsapp

Ne të “Monitor” na shkruajnë shumë shpesh bizneset kur kanë paqartësi për Tatimet, apo dhe kur kanë çështje të pazgjidhura.

Gjithmonë mundohemi t’u kthejmë përgjigje, duke iu drejtuar Tatimeve, që duhet thënë janë gjithmonë bashkëpunuese dhe shpesh problemi zgjidhet.

Por, tashmë bizneset kanë dhe një dritare tjetër ku mund të pyesin për çështjet e paqarta (përveç Shërbimit të Tatimpaguesve, kuptohet, për të cilin subjektet ankohen se shpesh nuk u kthen përgjigje).

Ai është Muçi.

Në fakt Muçi është asistenti virtual i tatimeve për të cilin tatimpaguesit mund t’i drejtohen me pyetje të veçanta, si: Kur përfitohet kompensimi 10% për TVSH? Çfarë dokumentacioni duhen dorëzuar nga fermerët? Si llogaritet detyrimi i ri për tatim mbi fitimin? Sa është detyrimi për fermerët që shesin me autofaturë?

Asistenti virtual i Tatimeve, sipas shpjegimeve që ka dhënë administrata tatimore ka marrë emrin nga tatimori më i famshëm për debatin e tij me shitësen e rigonit ne tregun e qytetit të Sarandës.

Në kontrollet me fokus sigurinë ushqimore për tregtimin e produkteve bujqësore, tatimori nga Saranda i kërkonte shitëses së erëzave, Bardhës faturën tatimore për shitjen e rigonit dhe etiketën që pasqyronte origjinën e mallit.

Debati mes tyre në tregun e Sarandës u kthye në meme për rrjetet sociale, për shkak të pyetjeve të tatimorit Muçi dhe përgjigjeve të shitëses ambulante.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme