Sociale 1 November 2026, 11:37 Nga VNA

Katër të mitur të shoqëruar dhe kalimtarë të ndaluar në protestë, Avokati i Popullit kërkon verifikimin e ndërhyrjes së policisë

Ndaje në Whatsapp
Katër të mitur të shoqëruar dhe kalimtarë të

Avokati i Popullit kërkon verifikimin e përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 31 tetorit në Tiranë. Në deklaratën e publikuar sot, institucioni konfirmon se në polici u shoqëruan nëntë persona, katër prej të cilëve të mitur.

Sipas raportit të monitorimit, protesta përpara Ministrisë së Arsimit nisi rreth orës 12:00, ndërsa një orë më vonë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Për shpërndarjen e tyre u përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga katër automjete policore.

Avokati i Popullit inspektoi komisariatet nr. 1, 3 dhe 4, duke konstatuar se gjashtë persona ishin shoqëruar në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Katër të rriturit e shoqëruar në Komisariatin nr. 1 deklaruan se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë.

Dy të mitur u intervistuan në prani të psikologut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve. Në Komisariatin nr. 1 u konstatua sërish mungesa e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave.

Avokati i Popullit kërkon verifikimin e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit të forcës së përdorur, dokumentimin e arsyeve për çdo shoqërim dhe identifikimin e detyrueshëm të punonjësve të policisë përmes numrave në uniformë.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës ose shoqërimit në polici të paraqesin ankesa.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme