Kronika 1 November 2026, 11:08 Nga VNA

Fotot me tufa eurosh në vilën e Ballukut, si bashkëshorti i pastrueses “dekonspiroi” ish-zv.kryeministren

Ndaje në Whatsapp
Fotot me tufa eurosh në vilën e Ballukut, si bashkëshorti i

Në një vilë luksoze në kompleksin White Rock në Dhërmi, që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka dyshime se ruheshin shuma të konsiderueshme parash. Sipas një fotoje të zbuluar në telefonin e pastrueses së Ballukut, rezulton se paratë në monedhën euro ishin vendosur në një kuti të kuqe. Fotoja rezulton se është shkrepur nga celulari i bashkëshortit të pastrueses, i cili ia ka dërguar kësaj të fundit.

Në dosjen hetimore thuhet se: “Nga procesverbali i këqyrjes së të dhënave të përftuara nga akti i ekspertimit teknik kompjuterik, ku është ekspertuar aparati celular i sekuestruar shtetasit Lavdrim Smone (bashkëshorti i shtetases Lavdije Smone, e cila punon si punonjëse pastrimi në shtëpinë e shtetases Belinda Balluku), kanë rezultuar me interes fotografi dhe video të datës 12 qershor 2019 dhe të periudhave të mëvonshme. Në këto fotografi shfaqen ambiente të ndryshme të vilës F6, të ndodhur në kompleksin White Rocks në Dhërmi”.

Në dosje theksohet se është ekspertuar celulari i Lavdije Smones, pastruese në shtëpinë e Ballukut. Fillimisht, celulari është përdorur nga M. Smone, vajza e Lavdije Smones.

Më 17 korrik 2021, në aplikacionin WhatsApp, Lavdrim Smone dërgon një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe ku ndodhen tufa kartëmonedhash 50-euroshe të lidhura me llastik, në dukje në ambientet e vilës F6 në kompleksin White Rock.

Më 24 korrik 2022, mes dy vajzave të pastrueses diskutohet për “vizitat” në vilën në Dhërmi. Motrat M. Smone dhe A. Smone bisedojnë për lëvizjet drejt Dhërmiut. A. Smone shkruan: “Ju raftë pikë”, “a veç për Belindën?”. M. Smone përgjigjet: “Po për Belindën”, “të mërkurën për atë tjetrën”. Më tej, ajo thekson: “Nesër mami me babin do ikin”, “unë të mërkurën me mamin”.

Belinda Balluku është e pandehur për pastrim parash, fshehje pasurie, korrupsion e shkelje të barazisë në tendera. Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe ish-vartës të saj e biznesmenë të njohur. Dosja “Balluku” pritet të dorëzohet për gjykim në GJKKO.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme